Vitamina dhe Suplemente

ESI Propolaid Junior Bears x 80 Tablets

Suplement ushqimor për fëmijë, në formë tabletash përtypëse me pamje ariu dhe me shije qershie, i formuluar posaçërisht për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe për të ruajtur shëndetin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
In stock
SKU
16016
Special Price 1 344 Lekë Regular Price 1 680 Lekë
-20%

ESI Propolaid Junior Bears është një suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për fëmijët, në formën e tabletave përtypëse me pamje ariu dhe me shije të frutit të qershisë. Formula bazohet në ekstraktin e propolisit dhe Echinacea-s, përbërës me origjinë natyrore të përzgjedhur për të kontribuar në funksionin normal të sistemit imunitar dhe ruajtjen e shëndetit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Echinacea kontribuon në mekanizmat natyralë të mbrojtjes së organizmit, duke e bërë suplementin të përshtatshëm për përdorim veçanërisht gjatë periudhave kur fëmijët janë më të ekspozuar ndaj shqetësimeve të rrugëve të frymëmarrjes. 

Forma praktike e tabletave përtypëse dhe shija e këndshme e qershisë e bëjnë marrjen më të lehtë dhe më të pranueshme për fëmijët. Formula është pa konservues dhe ngjyrues artificialë, si dhe nuk përmban gluten apo OMGJ. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Propolisi –> Substancë natyrale me veprim balsamik, e përdorur tradicionalisht për kujdesin e rrugëve të frymëmarrjes dhe mekanizmave natyralë të mbrojtjes së organizmit.
  • Echinacea –> Bimë e përdorur tradicionalisht për të favorizuar mekanizmat natyralë të mbrojtjes së organizmit dhe funksionimin e sistemit imunitar.
  • Mjalti –> Përbërës natyral që plotëson formulën dhe kontribuon në shijen e këndshme të tabletave përtypëse. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e përshtatur plotësisht për nevojat e fëmijëve.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  3. Favorizon mekanizmat natyralë të mbrojtjes së organizmit.
  4. I përshtatshëm për përdorim gjatë periudhave sezonale me ekspozim më të lartë ndaj shqetësimeve të rrugëve të frymëmarrjes.
  5. Suplementi vjen në formë të tabletave përtypëse me pamje ariu dhe me shije qershie, e cila e bën lehtësisht të pranueshëm nga fëmijët. 
  6. Formula nuk përmban konservues, ngjyrues artificialë, glutem dhe OMGJ.

ESI Propolaid Junior Bears është i përshtatshëm për përdorim tek të gjithë fëmijët mbi moshën 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Fëmijët e moshës 4 deri në 8 vjeç: Rekomandohet të marrin 3–5 tableta përtypëse në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
  • Fëmijët e moshës mbi 8 vjeç: Rekomandohet të marrin 5 ose më shumë tableta përtypëse në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

80 Tableta përtypëse me pamje ariu.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë propolisi, i titruar në 12%

37.5 mg

Ekstrakt i thatë Echinacea, i titruar në 4%

12.5 mg

Mjalt pluhur

100 mg
↑
Back to Top