Vitamina dhe Suplemente

ESI Propolaid Throat Tablets Ginger x 30 Chewable Tablets

Suplement ushqimor në formë tabletash përtypëse me shije xhinxher, i formuluar për të kontribuar në qetësimin e fytit dhe në ruajtjen e shëndetit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, veçanërisht në rastet e kollës dhe irritimit të fytit.
In stock
SKU
14600
Special Price 656 Lekë Regular Price 820 Lekë
-20%

ESI Propolaid Throat Tablets Ginger është një suplement ushqimor në formën e tabletave përtypëse, i formuluar me ekstrakte propolisi, jamballi, erizimoje dhe xhenxhefili për mirëqenien e fytit dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Formula është e përshtatshme veçanërisht në rastet e kollës dhe shqetësimit të fytit, ndërsa erizimoja kontribuon në funksionimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe në mirëqenien e mukozës së fytit.

Tabletat treten ngadalë në gojë dhe janë të përshtatshme për përdorim gjatë gjithë ditës. Formula nuk përmban aromatizues ose ngjyrues artificialë, konservues, produkte të qumështit, gluten, laktozë apo OMGJ dhe është i përshtatshëm për vegjetarianë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Propolisi-> Substancë natyrale e prodhuar nga bletët, e pasur me polifenole, që përdoret në formulime për mirëqenien e gojës dhe fytit.
  • Jamballi-> Kontribuon në mirëqenien e hundës dhe fytit dhe ndihmon në eliminimin e sekrecioneve bronkiale.
  • Erizimoja (Sisymbrium officinale)-> Kontribuon në funksionimin normal të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ndihmon në ruajtjen e tonit të zërit dhe qetëson mukozën e fytit.
  • Xhenxhefili-> Bimë aromatike me përbërës aktivë natyralë, ndër të cilët gingerolët, që plotëson formulën për mirëqenien e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në mirëqenien e fytit, veçanërisht në rastet e shqetësimit të fytit dhe kollës.
  2. Kontribuon në mirëqenien e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim gjatë periudhave kur ato janë më të ndjeshme.
  3. Kontribuon në mirëqenien e hundës dhe fytit dhe në fluiditetin e sekrecioneve bronkiale.
  4. Ndihmon në qetësimin e mukozës së fytit, falë pranisë së erizimos në formulim.
  5. Suplementi vjen në formën e tabletave përtypëse, me shije xhixher, i cili e bën të lehtë dhe praktik përdorimin.
  6. Formula nuk përmban aromatizues ose ngjyrues artificialë, konservues, produkte të qumështit, gluten, laktozë apo OMGJ.

ESI Propolaid Throat Tablets Ginger është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 deri në 3 tableta përtypëse në ditë, nëse është e mundur pas vakeve ushqimore kryesore të ditës.

Lërini tabletat të treten ngadalë në gojë. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freksët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Chewable Tablets / Tableta përtypëse.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë i jamballit, 3,5% acid glicirizik

300 mg

Marrja e acidit glicirizik

10.5 mg

Ekstrakt i thatë i propolisit, i titulluar në 12%

180 mg

Marrja totale e polifenoleve, e shprehur si galanginë

21.6 mg

Ekstrakt i thatë i erizimos, 4:1

90 mg

Ekstrakt i thatë i xhenxhefilit, i titulluar në 1%

30 mg

Marrja e gingerolit

0.3 mg
↑
Back to Top