DERMOKOZMETIKA

Eucerin Anti-Pigment Dual Serum, 30ml

Serum me veprim intensiv kundër hiperpigmentimit, i formuluar për të reduktuar njollat e errëta, për të unifikuar tonalitetin e lëkurës dhe për t’i dhënë asaj një pamje më të ndriçuar dhe të njëtrajtshme.
In stock
SKU
Eucerin19
Special Price 4 180 Lekë Regular Price 4 645 Lekë
-10%

Eucerin Anti-Pigment Dual Serum është një serum i avancuar kundër hiperpigmentimit, i formuluar për të reduktuar në mënyrë efektive njollat e errëta, për të përmirësuar njëtrajtshmërinë e tonalitetit të lëkurës dhe për t’i dhënë asaj një pamje më të ndriçuar dhe më të freskët.

Formula inovative me veprim të dyfishtë kombinon Thiamidol, Acid Hialuronik dhe Licochalcone A, duke vepruar në faktorët kryesorë që lidhen me shfaqjen e hiperpigmentimit, ndërsa ndihmon në përmirësimin e hidratimit dhe strukturës së lëkurës. Përdorimi i rregullt ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave të errëta, përfshirë njollat nga dielli dhe njollat e moshës, si dhe në parandalimin e rishfaqjes së tyre.

Eucerin Anti-Pigment Dual Serum ndihmon gjithashtu në zbutjen e vijave të holla, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe një ndjesi më të fortë. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt, përhapet lehtësisht dhe nuk lë ndjesi ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Thiamidol–> Përbërës aktiv i patentuar që ndihmon në reduktimin e prodhimit të melaninës, duke vepruar në shkakun kryesor të hiperpigmentimit dhe duke ndihmuar në zbehjen e njollave të errëta.
  • Acid Hialuronik–> Përbërës hidratues me aftësi të lartë për të tërhequr dhe mbajtur lagështinë në lëkurë, duke ndihmuar në zbutjen e vijave të holla dhe në përmirësimin e elasticitetit dhe butësisë së saj.
  • Licochalcone A–> Përbërës me veti antioksiduese dhe qetësuese, i cili ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe në reduktimin e faktorëve që mund të ndikojnë në shfaqjen e njollave të pigmentit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave të errëta dhe hiperpigmentimit të lëkurës.
  2. Ndihmon në kontrollin e faktorëve që ndikojnë në prodhimin e tepërt të melaninës. 
  3. Përmirëson njëtrajtshmërinë e tonit të lëkurës dhe i jep asaj një pamje më të ndriçuar dhe rrezatuese. 
  4. Ndihmon në zbutjen e vijave të holla dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës. 
  5. Ofron hidratim intensiv dhe ndihmon në ruajtjen e butësisë së lëkurës. 
  6. Kontribuon në përmirësimin e elasticitetit dhe ndjesisë së qëndrueshmërisë së lëkurës. 
  7. Teksturë e lehtë, me përthithje të shpejtë dhe pa ndjesi ngjitëse pas aplikimit.

Eucerin Anti-Pigment Dual Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikojeni serumin një herë në ditë mbi lëkurë të pastër dhe të thatë. Aplikojeni serumin në fytyrë, qafë dhe dekolte, duke shmangur zonën delikate rreth syve.

Pas aplikimit, vazhdoni rutinën e kujdesit me hidratuesin tuaj të preferuar dhe përdorni mbrojtës dielli gjatë ditës për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët që favorizojnë shfaqjen e njollave të pigmentit.

Shmangni kontaktin me sytë.

Flakon, 30 ml.

Ingredients; Aqua, Alcohol Denat, Butylene Glycol, Glycerin, Isopropyl Palmitate, Cetearyl Isononanoate, Diisopropyl Adipate, Propylheptyl Caprylate, Cetearyl Alcohol, Distarch Phosphate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Sodium Hyaluronate, Glycyrrhiza Inflata Root Extract, Tocopherol, Glucosylrutin, Sodium Stearoyl Glutamate, Glyceryl Stearate, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Dehydroxanthan Gum, Xanthan Gum, Gellan Gum, Dimethicone, Isoquercitrin, Citric Acid, Sodium Chloride, Ethylhexylglycerin, Trisodium EDTA, Phenoxyethanol, Parfum.

Back to Top