Eucerin Aquaphor Ointment Body Spray, 250ml
Eucerin Aquaphor Ointment Body Spray është një pomadë inovative në formë spraji, pa ujë në formulim, i formuluar për kujdesin intensiv të lëkurës së thatë deri shumë të thatë, të ashpër dhe të irrituar në zona të ndryshme të trupit,me përjashtim të fytyrës. Formula e tij krijon një barrierë mbrojtëse që ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës, përmirëson procesin natyral të rigjenerimit dhe ndihmon në rikthimin e funksionit mbrojtës të barrierës së saj.
Falë sistemit praktik të aplikimit 360°, spraji mundëson shpërndarje të njëtrajtshme edhe në zona të mëdha ose të vështira për t’u arritur, si krahët, këmbët dhe pjesë të tjera të trupit. Formula është e pasuruar me Glicerinë dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në hidratimin, zbutjen dhe riparimin e lëkurës së thatë dhe të dëmtuar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Panthenol (Dexpanthenol)–> Ndihmon në përshpejtimin e rigjenerimit dhe riparimit të lëkurës, ndërsa kontribuon në hidratimin dhe ruajtjen e elasticitetit të saj.
- Glicerinë–> Ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë, duke përmirësuar hidratimin, butësinë dhe duke mbështetur funksionin e barrierës mbrojtëse të saj.
- Bisabolol–> Përbërës me veti qetësuese, që ndihmon në zbutjen e irritimeve dhe qetësimin e lëkurës së ndjeshme.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron hidratim intensiv dhe ndihmon në riparimin e lëkurës shumë të thatë, të irrituar ose të çarë të trupit.
- Sistemi inovativ i aplikimit me spraj mundëson përdorim në kënd 360° dhe aplikim të lehtë edhe në zona të vështira për t’u arritur.
- Formula pa ujë ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës dhe mbështet procesin natyral të rigjenerimit të saj.
- Formulë pa parfum dhe pa konservues, e përshtatshme për kujdesin e lëkurës së ndjeshme.
Eucerin Aquaphor Ointment Body Spray është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Të tundet përpara përdorimit.
Mbajeni sprajin në një distancë rreth 10–15 cm nga lëkura dhe aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme në zonat që kanë nevojë për kujdes. Nëse është e nevojshme, masazhojeni butësisht derisa produkti të përthithet.
Përdoreni sipas nevojës në zonat e thata, të ashpra ose të irrituara të trupit, si krahët, këmbët, shpina, trungu dhe zona të tjera të lëkurës.
Mos e aplikoni direkt mbi fytyrë ose pranë zonës së fytyrës dhe shmangni përdorimin mbi plagë të hapura ose lëkurë shumë të lagësht.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Butane, Paraffinum Liquidum, Cera Microcristallina, Paraffin, Lanolin Alcohol, Panthenol, Glycerin, Bisabolol.