DERMOKOZMETIKA

Eucerin AtopiControl Calming Shower Oil, 400ml

Vaj pastrues qetësues për trupin, i formuluar posaçërisht për lëkurën e thatë, të ndjeshme dhe të prirur ndaj atopisë, duke ndihmuar në pastrimin e butë, ruajtjen e hidratimit dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.
In stock
SKU
Eucerin31
Special Price 2 037 Lekë Regular Price 2 263 Lekë
-10%

Eucerin AtopiControl Calming Shower Oil është një vaj pastrues i butë pa sapun, i formuluar posaçërisht për lëkurën e thatë, të ndjeshme, të irrituar dhe të prirur ndaj atopisë. Formula e tij e pasur me Vajra Omega-3 dhe Omega-6 pastron butësisht lëkurën duke respektuar barrierën e saj natyrale mbrojtëse, duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit dhe reduktimin e ndjesisë së kruajtjes.

I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, ky vaj dushi ndihmon në qetësimin e lëkurës së prirur ndaj dermatitit atopik dhe ekzemës atopike, duke e lënë atë të pastër, të butë dhe të rehatshme. Formula ushqyese ndihmon në mbrojtjen nga tharja e mëtejshme, edhe gjatë larjeve të shpeshta. 

Pa parfum dhe pa sapun, Eucerin AtopiControl Calming Shower Oil është i përshtatshëm për të gjithë familjen, përfshirë të rriturit, fëmijët dhe foshnjat, duke ofruar pastrim të butë dhe kujdes të përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme dhe atopike.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vajra Omega-3 (Vaj Soje) –> Ndihmojnë në ushqimin dhe qetësimin e lëkurës, kontriuojnë në ruajtjen barrierën natyrale mbrojtëse dhe përmirësojnë komfortin e saj.
  • Vajra Omega-6 (Vaj i Farës së Ricinit) –> Ndihmojnë në mbrojtjen nga humbja e lagështisë dhe përmirësojnë funksionimin e shëndetshëm të lëkurës. 
  • Vitamina E (Tocopherol) –> Një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe kontribuon në ruajtjen e shëndetit të saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Pastron butësisht lëkurën pa e tharë dhe ndihmon në ruajtjen e barrierës natyrale mbrojtëse.
  2. Qetëson lëkurën e thatë, të irrituar dhe me kruajtje. 
  3. Ndihmon në mbrojtjen nga humbja e lagështisë dhe tharja e mëtejshme. 
  4. I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj dermatitit atopik dhe ekzemës. 
  5. Formulë pa sapun dhe pa parfum, e përshtatshme për përdorim nga e gjithë familja.

Eucerin AtopiControl Calming Shower Oil është i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e thatë, të ndjeshme dhe të prirur ndaj atopisë, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikojeni vajin pastrues mbi lëkurë të lagur gjatë banjës ose dushit. Masazhojeni butësisht në të gjithë trupin dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë të vakët dhe të bollshëm.

Përdoreni çdo ditë sipas nevojës.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe, 400 ml.

Ingredients; Glycine Soja Oil, Ricinus Communis Seed Oil, Laureth-4, MIPA-Laureth Sulfate, Poloxamer 101, Laureth-9, Tocopherol, Propylene Glycol, Aqua, Propyl Gallate, Citric Acid.

Back to Top