Eucerin DermoPure Purifying Scrub, 100ml
Eucerin DermoPure Clinical Purifying Scrub është një scrub eksfoliues dhe pastrues i formuluar posaçërisht për lëkurën me tendencë ndaj papastërtive, i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, yndyrës së tepërt dhe papastërtive të grumbulluara në sipërfaqen e lëkurës. Formula e tij e avancuar me 10% Dermo-Acids, AHA, PHA, BHA dhe mikrogrimca të buta me bazë bio ndihmon në zhbllokimin e poreve, reduktimin e pamjes së poreve të zgjeruara dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
Falë kombinimit të eksfolimit kimik dhe fizik, ky scrub pastron butësisht lëkurën pa e tharë atë, duke e lënë më të butë, më të lëmuar dhe me një pamje më të pastër e më të njëtrajtshme. I përshtatshëm për përdorim në fytyrë dhe trup, ai ndihmon në kontrollin e shkëlqimit të tepërt dhe në përmirësimin e pamjes së lëkurës me tendencë akneike.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Acidi Salicilik (BHA – Beta Hydroxy Acid) –> Depërton në brendësi të poreve dhe ndihmon në largimin e sebumit të tepërt dhe papastërtive të grumbulluara, duke kontribuar në reduktimin e bllokimeve dhe imperfeksioneve të lëkurës.
- Acidi Glikolik dhe Acidi Laktik (AHA – Alpha Hydroxy Acids) –> Eksfolojmë butësisht sipërfaqen e lëkurës duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura, përmirësimin e teksturës dhe krijimin e një pamje më të lëmuar të saj.
- Gluconolactone (PHA – Poly Hydroxy Acid) –> Ofron eksfolim më të butë duke ndihmuar në rinovimin e sipërfaqes së lëkurës dhe duke respektuar barrierën natyrale të saj.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në pastrimin e poreve dhe reduktimin e papastërtive të lëkurës.
- Eksfolion butësisht duke larguar qelizat e vdekura dhe yndyrën e tepërt.
- Ndihmon në reduktimin e shkëlqimit të tepërt dhe imperfeksioneve.
- I përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, me tendencë ndaj papastërtive dhe akneve.
- Formula pa parfum dhe jo-komedogjene, e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme.
- Mund të përdoret si në fytyrë ashtu edhe në trup.
Eucerin DermoPure Clinical Purifying Scrub është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikojeni dy herë në javë mbi lëkurë të lagur të fytyrës ose trupit. Masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë të vakët dhe të bollshëm.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
Ingredients; Glycolic Acid, Lactic Acid, Gluconolactone (PHA), Bio-based Soft Beads, Exfoliating Acids.