Eucerin DermoPure Triple Effect Cleansing Gel, 400ml
Eucerin DermoPure Clinical Triple Effect Cleansing Gel është një xhel pastrues për fytyrën i formuluar posaçërisht për lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë akneike. Formula e tij me veprim të trefishtë ndihmon në trajtimin e tre shqetësimeve kryesore të lëkurës problematike: papastërtive, shenjave pas akneve dhe shkëlqimit të tepërt.
I pasur me 2% Acid Salicilik dhe kompleksin e acideve AHA/BHA/PHA, ky pastrues ndihmon në largimin e sebumit të tepërt, papastërtive dhe mbetjeve të make-up-it, duke ndihmuar në zhbllokimin e poreve dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Pas përdorimit, lëkura ndihet e pastër, e freskët dhe me një pamje më të njëtrajtshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Acidi Salicilik (2%) –> Një përbërës me veprim antibakterial që ndihmon në zhbllokimin e poreve, reduktimin e papastërtive dhe parandalimin e shfaqjes së tyre në të ardhmen.
- Kompleksi i Acideve AHA/BHA/PHA –> Ndihmon në eksfolimin e butë të lëkurës, largimin e qelizave të vdekura, reduktimin e shenjave pas akneve dhe përmirësimin e njëtrajtshmërisë dhe butësisë së sipërfaqes së lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Redukton papastërtitë dhe ndihmon në pastrimin e poreve.
- Ndihmon në reduktimin e shenjave pas akneve.
- Kontrollon shkëlqimin e tepërt të lëkurës.
- I përshtatshëm për përdorim në lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Eucerin DermoPure Clinical Triple Effect Cleansing Gel është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikojeni xhelin larës në mëngjes dhe në mbrëmje mbi lëkurë të lagur të fytyrës dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore. Shpëlajeni mirë me ujë të vakët dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
Pas pastrimit, mund të vazhdoni rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës duke përdorur produkte të tjera si tonik, serum ose hidratues, sipas nevojave të lëkurës.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua, Coco-Glucoside, Salicylic Acid, Glycerin, Sodium Laureth Sulfate, Xanthan Gum, PEG-8, Alcohol Denat, Glycolic Acid, Gluconolactone, Phenoxyethanol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Citric Acid, Sodium Hydroxide, Parfum.