DERMOKOZMETIKA

Eucerin Hyaluron-Filler +3x Effect Firming Night Care, 50ml

Krem për përdorim gjatë natës me veprim kundër plakjes së lëkurës, i formuluar posaçërisht për të hidratuar intensivisht, për të reduktuar rrudhat dhe për të ndihmuar në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës gjatë natës.
In stock
SKU
Eucerin54
Special Price 3 915 Lekë Regular Price 4 350 Lekë
-10%

Eucerin Hyaluron-Filler +3x Effect Firming Night Care është një krem nate kundër plakjes së lëkurës, i formuluar posaçërisht për lëkurën me shenja të dukshme të plakjes, si rrudhat e thella, humbja e qëndrueshmërisë dhe reduktimi i elasticitetit. Formula e tij e avancuar vepron gjatë natës, kur proceset natyrale të rigjenerimit të lëkurës janë më aktive, duke ndihmuar në përmirësimin e hidratimit, rigjallërimin dhe forcimin e pamjes së lëkurës.

I pasur me një kombinim të acidit hialuronik me peshë të lartë dhe të ulët molekulare, glicinë, saponinë dhe dexpanthenol, ky krem ndihmon në rimbushjen e niveleve të hidratimit, në stimulimin e prodhimit natyral të acidit hialuronik dhe në përmirësimin e procesit të rikuperimit të lëkurës gjatë gjumit. Acidi Hialuronik me Peshë të Lartë ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e sipërfaqes së lëkurës, ndërsa Acidi Hialuronik me Peshë të Ulët Molekulare vepron në shtresat më të thella ku formohen rrudhat.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë që ka secili prej tyre janë:

  • Acid Hialuronik (Peshë e Lartë dhe e Ulët Molekulare) –> Siguron hidratim në nivele të ndryshme të lëkurës, ndihmon në mbushjen e saj, zbutjen e rrudhave dhe përmirësimin e pamjes së volumit dhe elasticitetit të lëkurës.
  • Glycine Saponin –> Ndihmon në stimulimin e prodhimit natyral të acidit hialuronik në lëkurë, mbështet strukturën e saj dhe kontribuon në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe rezistencës së lëkurës.
  • Dexpanthenol (Provitamina B5) –> Kontribuon në procesin natyral të rigjenerimit të lëkurës gjatë natës, ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe në ruajtjen e hidratimit optimal.
  • Acid Glicirretinik–> Ndihmon në përmirësimin e proceseve natyrale të riparimit të lëkurës dhe kontribuon në mbrojtjen e saj ndaj faktorëve stresues të jashtëm. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në përmirësimin e pamjes së rrudhave të thella dhe shenjave të dukshme të plakjes.
  2. Përmirëson pamjen e lëkurës duke e bërë atë më të tendosur dhe më elastike. 
  3. Ndihmon në rikthimin e pamjes së freskët dhe të rigjallëruar të lëkurës gjatë natës. 
  4. E lë lëkurën më të butë, më të lëmuar dhe më të rehatshme pas zgjimit. 
  5. Përmirëson pamjen e lëkurës së lodhur dhe të humbur në shkëlqim. 
  6. Ofron kujdes intensiv për lëkurën e pjekur me nevoja të shtuara për hidratim dhe qëndrueshmëri. 
  7. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm në rutinën e kujdesit kundër plakjes.

Eucerin Hyaluron-Filler +3x Effect Firming Night Care është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikojeni çdo mbrëmje mbi lëkurë të pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me zonën e syve.

Vazo, 50 ml.

Ingredients; Aqua, Glycerin, Butyrospermum Parkii Butter, Isopropyl Palmitate, Panthenol or Dexpanthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Alcohol, Glyceryl Stearate Citrate, Hydrogenated Coco-Glycerides, Octyldodecanol, Stearyl Alcohol, Butylene Glycol, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Behenyl Alcohol, Sodium Hyaluronate, Glycine Soja Germ Extract, Glycyrrhetinic Acid, Tocopherol, Pantolactone, Distarch Phosphate, Xanthan Gum, Citric Acid, Dimethicone, Trisodium EDTA, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Phenoxyethanol, Parfum.

Back to Top