Eucerin Hyaluron-Filler Epigenetic Serum, 30ml
Eucerin Hyaluron-Filler Epigenetic Serum është një inovacion i avancuar kundër plakjes së lëkurës nga Eucerin, i zhvilluar pas 15 vitesh kërkimesh epigjenetike. I krijuar për të trajtuar shkaqet kryesore të plakjes së lëkurës, ky serum i avancuar përdor teknologjinë e patentuar Age Clock Technology me Epicelline, e cila ndihmon në riaktivizimin e gjeneve të rinisë së lëkurës dhe mbështet funksionimin e qelizave të lëkurës në mënyrë të ngjashme me qelizat më të reja.
Formula e tij e fuqishme kombinon Epicelline, Acid Hialuronik, Glycine Saponin dhe Acid Glycyrrhetinic për të reduktuar dukshëm rrudhat, për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës, si dhe për të rikthyer një pamje më të lëmuar dhe më të ndriçuar. Rezultatet e dukshme mund të vërehen që pas 4 javësh përdorimi, me një lëkurë që duket më e re, më e tendosur dhe më e rigjallëruar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Epicelline (Age Clock Technology) –> Ndihmon në riaktivizimin e proceseve rinovuese të lëkurës në nivel qelizor, duke mbështetur funksionimin e qelizave të lëkurës dhe reduktimin e shenjave të dukshme të plakjes.
- Acid Hialuronik –> Siguron hidratim intensiv të lëkurës, ndihmon në mbushjen e dukshme të rrudhave dhe përmirëson butësinë, volumin dhe pamjen më të lëmuar të lëkurës.
- Glycine Saponin– > Stimulon prodhimin natyral të acidit hialuronik në lëkurë dhe mbështet sintezën e kolagjenit dhe elastinës, duke kontribuar në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të saj.
- Acid Glycyrrhetinic–> Ndihmon në mbrojtjen e acidit hialuronik dhe elastinës nga degradimi, duke mbështetur gjithashtu proceset natyrale të riparimit të lëkurës.
- Dihydromyricetin –> Një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe mbështet plakjen e shëndetshme të saj.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në reduktimin e dukshëm të rrudhave të thella dhe vijave të holla.
- Përmirëson qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.
- Ndihmon në rikthimin e një pamjeje më të lëmuar dhe më rinore të lëkurës.
- Ofron hidratim intensiv dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit optimal të lagështisë së lëkurës.
- Përmirëson shkëlqimin dhe uniformitetin e pamjes së lëkurës.
- Ndihmon në përmirësimin e strukturës dhe butësisë së lëkurës.
Eucerin Hyaluron-Filler Epigenetic Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikojeni serumin çdo mëngjes dhe mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
Ingredients; Aqua, Alcohol Denat, Butylene Glycol, Glycerin, Ricinus Communis Seed Oil, Octyldodecanol, Dibutyl Adipate, Glyceryl Stearate Citrate, Cetearyl Alcohol, Dihydromyricetin (Epicelline®), Sodium Hyaluronate, Glycine Soja Germ Extract, Glycyrrhetinic Acid, Tocopherol, Propylheptyl Caprylate, Caprylic/Capric Triglyceride, Distarch Phosphate, Glyceryl Stearate, Lauroyl Lysine, Succinoglycan, Xanthan Gum, Gellan Gum, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Citric Acid, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Sodium Hydroxide, Ethylhexylglycerin, Sodium Metabisulfite, Phenoxyethanol, Parfum.