Eucerin Hyaluron-Filler + Volume-Lift Day Cream SPF15, 50ml
Eucerin Hyaluron-Filler + Volume-Lift Day Cream SPF15 është një krem dite me veprim kundër shenjave të plakjes, i formuluar posaçërisht për lëkurë normale dhe të kombinuar, që ndihmon në rikthimin e volumit të humbur të lëkurës, përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe ripërcaktimin e kontureve të fytyrës.
Formula e tij e avancuar me Magnolol, Oligopeptide dhe Acid Hialuronik vepron në shtresa të ndryshme të lëkurës për të përmirësuar elasticitetin, për të siguruar hidratim intensiv dhe për të reduktuar dukshmërinë e rrudhave të thella. Falë SPF15 dhe mbrojtjes UVA, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga efektet e dëmshme të rrezatimit diellor dhe plakja e parakohshme e shkaktuar nga dielli.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnolol –> Ndihmon në rikthimin e volumit të lëkurës duke kontribuar në rritjen e numrit dhe madhësisë së qelizave që lidhen me ruajtjen e volumit dhe strukturës së saj.
- Oligopeptidet –> Stimulojnë rrjetin e kolagjenit në lëkurë, duke kontribuar në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe strukturës së saj.
- Acidi Hialuronik –> Hidraton intensivisht lëkurën dhe ndihmon në mbushjen e rrudhave të thella duke përmirësuar nivelin e hidratimit dhe pamjen e lëkurës.
- Filtrat UVA/UVB (SPF 15) –> Ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga efektet e dëmshme të rrezatimit ultraviolet dhe kontribuojnë në parandalimin e shenjave të plakjes së parakohshme të shkaktuara nga dielli.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në rikthimin e volumit të humbur dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së lëkurës së fytyrës.
- Kontribuon në reduktimin e dukshmërisë së rrudhave të thella dhe ripërcaktimin e kontureve të fytyrës.
- Ofron hidratim afatgjatë dhe përmirëson elasticitetin, butësinë dhe pamjen e përgjithshme të lëkurës.
- Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga foto-plakja e shkaktuar nga rrezatimi UVA/UVB falë SPF 15.
- E lë lëkurën më të lëmuar, më të fortë dhe me një pamje më të freskët e të rigjallëruar.
Eucerin Hyaluron-Filler + Volume-Lift Day Cream SPF15 është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurë normale dhe/ose të kombinuar-mikse.
Aplikoni kremin çdo mëngjes në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës. Masazhojeni butësisht në fytyrë, qafë dhe dekolte derisa kremi të përthithet plotësisht.
Shmangni kontaktin me zonën rreth syve.
Gjatë ekspozimit të zgjatur në diell, përsëritni aplikimin e mbrojtjes UV sipas nevojës.
Ingredients; Aqua, Glycerin, Ethylhexyl Salicylate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Alcohol Denat, Cetearyl Alcohol, Dibutyl Adipate, Hydrogenated Coco-Glycerides, Methylpropanediol, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, C12-15 Alkyl Benzoate, Aluminum Starch Octenylsuccinate, Arginine HCl, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Magnolia Officinalis Bark Extract, Pimpinella Anisum Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Carbomer, Sodium Stearoyl Glutamate, Sodium Chloride, Silica Dimethyl Silylate, Dimethicone, Trisodium EDTA, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, Phenoxyethanol, Parfum.