Eucerin UreaRepair Night Face Cream, 50ml
Eucerin UreaRepair Night Face Cream është një krem hidratues me veprim intensiv për përdorim gjatë natës, i krijuar posaçërisht për lëkurën shumë të thatë, të dehidratuar dhe të tendosur të fytyrës. Formula e tij me 5% Ure, Ceramide dhe Faktorë Natyralë Hidratues (NMF) ndihmon në rritjen e nivelit të hidratimit, përmirësimin e aftësisë së lëkurës për të ruajtur lagështinë dhe forcimin e barrierës natyrale mbrojtëse gjatë natës.
Falë vetive zbutëse dhe keratolitike të uresë, kremi ndihmon në eliminimin e butë të qelizave të vdekura, reduktimin e ashpërsisë dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Me përdorim të rregullt, lëkura ndihet më e butë, më e lëmuar dhe më elastike në mëngjes. I përshtatshëm për lëkurë shumë të thatë dhe të ndjeshme, si dhe për lëkurë me tendencë për kruajtje, rrjepje, psoriazë ose tharje të lidhur me moshën, duke ofruar kujdes intensiv edhe për zonën e qafës dhe dekoltesë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Urea (5%) –> Vepron si një faktor natyral hidratues që tërheq dhe ruan lagështinë në lëkurë, duke ndihmuar në reduktimin e thatësisë, ashpërsisë, kruajtjes dhe ndjesisë së tendosjes, si dhe në eksfolimin e butë të saj.
- Ceramide NP –> Ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, redukton humbjen e lagështisë dhe përmirëson rezistencën afatgjatë të saj.
- Eskualane –> Ushqen dhe zbut lëkurën duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit dhe parandalimin e humbjes së lagështisë.
- Gjalpi Shea–> Ofron ushqyerje shtesë dhe ndihmon në përmirësimin e komfortit të lëkurës së thatë dhe të stresuar.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron hidratim intensiv gjatë natës për lëkurën shumë të thatë.
- Ndihmon në zbutjen e thatësisë, ashpërsisë dhe ndjesisë së tendosjes së lëkurës.
- Forcon barrierën natyrale mbrojtëse dhe ndihmon në ruajtjen e hidratimit.
- Përmirëson butësinë, lëmimin dhe elasticitetin e lëkurës.
- Ndihmon në përmirësimin e komfortit të lëkurës së ndjeshme dhe të irrituar.
Eucerin UreaRepair Night Face Cream është i përshtatshëm për përdorim gjatë natës në lëkurë të thatë dhe/ose shumë të thatë të fytyrës, përfshirë edhe lëkurë e ndjeshme.
Aplikojeni çdo mbrëmje në fytyrë dhe qafë të pastër dhe të thatë. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua, Glycerin, Urea, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Cocoate, Squalane, Sodium Lactate, Butyrospermum Parkii Butter, Decyl Oleate, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Hydrogenated Castor Oil, Ceramide NP, Lactic Acid, Tocopherol, Cholesterol, Alanine, Carnitine, Glycine, Sodium PCA, Phytosphingosine, Tapioca Starch, Magnesium Sulfate, 1,2-Hexanediol, Phenoxyethanol, Sodium Chloride.