Vitamina dhe Suplemente

ESI Fermental Max x 12 Mini Drink

Suplement ushqimor probiotik në formë të lëngshme, i formuluar për të favorizuar ekuilibrin e florës bakteriale të zorrëve, për të ndihmuar tretjen dhe për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar.
In stock
SKU
0880
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

ESI Fermental Max është një suplement ushqimor në formë të lëngshme, i formuluar për të favorizuar ekuilibrin e florës bakteriale të zorrëve dhe për të kontribuar në mirëqenien dhe rregullsinë e funksionit intestinal. Ky suplement gjithashtu kontribuon në procesin e tretjes dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Formula kombinon spore të Bacillus coagulans me frukto-oligosakaride (FOS), Aloe Vera dhe vitamina të grupit B, duke ofruar një formulim të orientuar drejt kujdesit për florën intestinale dhe funksionimin normal të organizmit. Nuk përmban gluten, laktozë ose OMGJ dhe është e përshtatshme për vegjetarianët.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Sporet e Bacillus coagulans-> Kontribuojnë në ruajtjen e ekuilibrit të florës bakteriale të zorrëve.
  • Frukto-oligosakaridet (FOS)-> Veprojnë si fibra prebiotike dhe favorizojnë ruajtjen e ekuilibrit të florës bakteriale intestinale.
  • Vitamina B1 (Tiamina)-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor.
  • Vitamina B2 (Riboflavina)-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  • Vitamina B6-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit.
  • Vitamina B12-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të florës bakteriale të zorrëve.
  2. Kontribuon në rregullsinë e funksionit intestinal dhe mirëqenien e zorrëve.
  3. Kombinon në një formulim të vetëm probiotikë, FOS, Aloe Vera dhe vitamina të grupit B.
  4. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  5. Suplementi vjen në flakone të vegjël, duke siguruar përdorim të lehtë dhe praktik.
  6. Formula nuk përmban gluten, laktozë dhe nuk përmban OMGJ.

ESI Fermental Max është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 flakon të vogël në ditë, nëse është e mundur ndërmjet vakteve ushqimore kryesore të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.

12 Mini Drink / Flakon të vegjël.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për një dozë ditore

Bacillus coagulans

2 miliardë spore

Frukto-oligosakaride (FOS)

150 mg

Aloe Vera

20 mg

Vitamina B2 (Riboflavinë)

0.70 mg

Vitamina B6

0.70 mg

Vitamina B1 (Tiaminë)

0.55 mg

Vitamina B12

1,25 µg
↑
Back to Top