Now Folic Acid 800mcg with Vitamin B-12 x 250 Tablets
Suplementi Now Folic Acid 800 mcg with Vitamin B-12 ka një formulë të pasur.
Acidi folik është një anëtar shumë i rëndësishëm i familjes së vitaminave B, i nevojshëm për sintezën e ADN-së dhe riparimin gjenetik, duke e bërë furnizimin e mjaftueshëm thelbësor për qelizat që ndahen shpejt, si p.sh. qelizat e kuqe të gjakut. Acidi folik është gjithashtu i nevojshëm për sintezën e metioninës nga homocisteina dhe mund të ndihmojë në mbështetjen e funksionit të shëndetshëm të sistemit kardiovaskular dhe nervor.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Mbështet prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
- Ndihmon riparimin dhe shëndetin e qelizave.
- Mbështet funksionin normal të sistemit nervor.
- Përmirëson shëndetin kardiovaskular.
- Redukton rrezikun e defekteve të tubit nervor tek fetuset.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, pas vaktit tuaj ushqimor kryesor.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
250 Tableta
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Folate |
1,360 mcg DFE (800 mcg folic acid) | 340% |
|
Vitamin B-12(as Cyanocobalamin) |
25 mcg | 1042% |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Celulozë mikrokristalore, maltodekstrinë (jo-GMO), acid stearik (burim bimore) dhe stearat magnezi (burim bimore).
Formula nuk përmban lëndë të tilla si :grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, butakë, arra apo susam.
Prodhuar në një fabrikë me standarde GMP, e cila gjithashtu përpunon përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjenë.