SUPLEMENTE DHE USHQIME

Frisk Arctic Omega-3 for Family Liquid - Lemon Flavor, 200ml

Suplement ushqimor i lëngshëm i formuluar për të gjithë familjen, i përftuar nga vaji i mëlçisë së merlucit të egër arktik, që siguron acide yndyrore esenciale Omega-3 për mbështetjen e shëndetit të zemrës, trurit, shikimit dhe sistemit imunitar, me aromë natyrale limoni për konsum të këndshëm.
In stock
SKU
Fri3
Special Price 3 239 Lekë Regular Price 3 599 Lekë

Ky suplement është i përftuar nga 100% merluc i egër natyral, i kapur në ujërat e Arktikut të Norvegjisë, dhe është i verifikuar nga ORIVO për pastërtinë.

Ai përmban acide yndyrore esenciale Omega-3 (DHA dhe EPA) në formën e tyre natyrale të triglicerideve dhe Vitaminë D3. Këta përbërës mbështesin shëndetin kardiovaskular, zhvillimin e trurit, funksionin kognitiv, shikimin dhe imunitetin për të gjitha moshat. Lëngu ka një aromë të butë limoni dhe mund të merret direkt ose të përzihet me ushqim ose pije.

 Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e të gjithë familjes, sepse formula përmban DHA dhe EPA ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular dhe mirëqenies së përgjithshme për të gjitha moshat. 
  2. Nxit funksionin e shëndetshëm të trurit , falë pranisë së DHA, e cila mbështet zhvillimin e trurit dhe funksionin kognitiv, duke mbajtur mendjet të mprehta për fëmijët dhe të rriturit. 
  3. Përmirëson shikimin, falë pranisë së DHA, e cila kontribuon në shikim të shëndetshëm, duke siguruar kujdes optimal për sytë e çdo anëtari të familjes. 
  4. Suplementi ndihmon në rritjen e imunitetit, falë pranisë së Vitaminës D3, e cila forcon sistemin imunitar, duke promovuar shëndet më të mirë për të rriturit dhe fëmijët. 
  5. Suplementi ka një shije limoni që e bën të jetë lehtësishtë e pranueshme nga të gjitha moshat. 
  6. Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale 100%.

Rekomandohet të merrni 5 ml në ditë për të rriturit dhe fëmijët mbi 3 vjeç.

Për të rriturit, të cilët kanë nevoja më të mëdha, rekomandohet të marrin 10 ml në ditë.

Ky suplement këshillohet të merret pas ushqimit dhe kryesisht pas një vakti të pasur me yndyrna, në mënyrë që përthtihja e suplementit të jetë sa më maksimale e mundshme.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon, 200ml
Përbërësit Vlerat mesatare për 5 ml 

Acidet yndyrore Omega-3

1000mg

DHA

455mg

EPA

318mg

Vitamina D

7.5 µg

Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale 100%

Suplementi ka shije limoni.

Back to Top