FuelUp Biotin 5000mcg x 60 VegCaps
Suplementi ka një formulë të pasur, me përbërës kryesor Biotinën.
Biotina, një vitaminë B e tretshme në ujë dhe shumë funksionale luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e prodhimit të energjisë dhe shëndetit të përgjithshëm.
Ajo përmirëson shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve, mbështet rikuperimin e muskujve dhe ndihmon në ruajtjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm.
Biotina është gjithashtu një kofaktor për pesë karboksilaza të rëndësishme që marrin pjesë në sintezën dhe katabolizmin e acideve yndyrore, metabolizmin e aminoacideve dhe glukoneogjenezën.
Biotina ndihmon në tretjen e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve, si dhe ndikon në prodhimin e kolagjenit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Rikthen dhe përmirëson cilësinë e flokëve, lëkurës dhe thonjve.
- Stimulon një metabolizëm të shëndetshëm të proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve.
- Parandalon sëmundjet e lëkurës dhe të sistemit tretës.
- Përmirëson dhe normalizon nivelin e glukozës në gjak.
- Përmirëson funksionimin e sistemit nervor qendror.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Biotin |
5,000 mcg (5 mg) |
16,667% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Hidroksipropil metilcelulozë (kapsulë celuloze), celulozë mikrokristalore, kripëra e magnezit e acideve yndyrore, dioksid silikoni.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; grurë, sojë, produktet e qumështit, vezë, arra, përbërësit nga molusqet.