SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp Calcium Bisglycinate 125mg x 120 VegCaps

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, funksionin normal të muskujve dhe sistemin nervor, duke ofruar një dozë të kalciumit të lehtë për t’u përthithur dhe me biodisponibilitet të lartë.
In stock
SKU
FuelUp5
Special Price 2 180 Lekë Regular Price 2 290 Lekë
-5%

Suplementi Calcium Bisglycinate siguron një formë të kelatuar të kalciumit, që kontribuon për të siguruar kocka të forta, dhëmbë të shëndetshëm dhe funksion optimal të muskujve.

Minerali i kalciumit është i domosdoshëm për organizmin sepse ndihmon në ruajtjen e forcës së kockave dhe mirëqenies së përgjithshme. Trupi nuk mund ta prodhojë vetë kalciumin, por gjithsesi nivelet e tij në organizëm nuk duhet të jenë nën vlerat normale.

Kalciumi në këtë suplement është në formë kelati. Format e kelatuara të mineraleve janë më të qendrueshme dhe nuk ndërhyjnë lehtë me substanca të tjera në zorrë, duke mundësuar përthithje dhe përdorim më efektiv nga organizmi.

Tretja e shpejtë dhe përthithja thuajse maksimale e bëjnë këtë suplement të përshtatshëm për personat me probleme të tretjes dhe ndjeshmëri të lartë të stomakut.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Forcon strukturën e kockave dhe dhëmbëve. 
  2. Mbështet energjinë dhe aktivitetin e përditshëm të muskujve. 
  3. Përmirëson funksionimin e zemrës dhe sistemit nervor. 
  4. Përthithje e lehtë dhe tretje e shpejtë, i përshtatshëm për stomak të ndjeshëm. 
  5. Siguron kalcium të efektshëm për mirëqenie të përgjithshme. 
  6. Produkt 100% natyral, vegan dhe pa përbërës potencialisht alergjenë.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 4 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Kapsula Bimore
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Calcium Bisglycinate (from 2632 mg Calcium Bisglycinate)

500 mg

38,5%

 

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristalore, hidroksipropil metilcelulozë (kapsulë celuloze), kripëra e magnezit e acideve yndyrore, dioksid silikoni.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte të qumështit, arra, vezë apo edhe përbërës nga molusqet.

Back to Top