SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp Chelated Calcium Magnesium Zinc + D3 x 90 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave, muskujve, nervave dhe sistemit imunitar përmes një përzierjeje të mineraleve të kelatuara dhe Vitaminës D3.
In stock
SKU
FuelUp36
Special Price 1 850 Lekë Regular Price 1 950 Lekë
-5%
  • Kalciumi (Chelated Calcium):

Kalciumi është një mineral kyç për forcimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve. Forma e kelatuar e këtij kalciumi absorbohet shumë më mirë nga trupi krahasuar me format okside, duke siguruar përfitime të shtuar pa shkaktuar shqetësime gastrointestinale.

  • Magnezi (Chelated Magnesium):

Magnezi ndihmon në funksionimin normal të muskujve dhe nervave, duke mbështetur transmetimin e sinjaleve nervore dhe kontraktimet muskulore. Forma e kelatit siguron një përthithje të lartë dhe efekt të qëndrueshëm në organizëm.

  • Zinku (Chelated Zinc):

Zinku kontribuon në funksionin optimal të sistemit imunitar dhe luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin qelizor dhe metabolizmin e enzimave. Forma e kelatit siguron që zinku të përthithet më mirë dhe të përdoret nga organizmi në mënyrë efikase.

  • Vitamina D3:

Vitamina D3 ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe magnezin në mënyrë efikase, duke mbështetur shëndetin kockor dhe muskulor. Gjithashtu, ajo kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar.

Ky suplement përdor një trio të mineraleve në formë të kelateve, të cilët përthithen deri në dhjetë herë më mirë se format okside, duke ofruar më shumë përfitime dhe duke shmangur shqetësimet gastrointestinale.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. 
  2. Përforcon funksionin e sistemit nervor dhe muskulor. 
  3. Mbështet sistemin imunitar.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë tri herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Tableta
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Tabletë Përqindja e Vlerës Ditore %

Calcium (from Calcium Bisglycinate)

600 mg

46,2%

Magnesium (from Magnesium Citrate)

240 mg

57%

Zinc (from Zinc Picolinate)

15 mg

136,5%

Vitamin D3 (from Cholecalciferol)

10 mcg (400 IU)

50%

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristalore, kripëra të acidit yndyror të magnezit, talk, dioksid silikoni.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë,produkte deti.

Back to Top