FuelUp Chelated Iron 36mg x 90 VegCaps
Suplementi FuelUp Chelated Iron 36 mg ka si përbërës kryesorë të formulës së tij hekurin në formë kelati.
Kelati i hekurit është një formë e hekurit shumë e përthithshme nga organizmi. Format e kelatuara të mineraleve janë më të qendrueshme dhe nuk ndërhyjnë lehtë me substanca të tjera në zorrë, duke mundësuar përthithje dhe përdorim më efektiv nga organizmi.
Hekuri është një mineral thelbësor për trupin, i domosdoshëm për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin. Ai ndihmon në ruajtjen e energjisë, funksionin e duhur të sistemit nervor dhe mbështet një sistem imunitar të shëndetshëm.
Mungesa e hekurit mund të shkaktojë lodhje, dobësi dhe problemet me përqendrimin.
Formulimi i këtij suplementi e bën të përshtatshëm për përdorim nga ata persona që janë të ndjeshëm ndaj suplementeve standarde të hekurit, duke e bërë një zgjedhje të besueshme për përdorim ditor.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në rritjen e niveleve të energjisë natyrale të trupit.
- Mbështet prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
- Përmirëson përqendrimin dhe fokusin.
- Ndihmon trupin të transportojë oksigjenin në tru dhe indet e organizmit.
- Suplementi ka një formulë të pranueshme për stomak të ndjeshëm.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Iron (from 180 mg Ferrous Bisglycinate) |
36 mg |
200% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristalore, hidroksipropil metilcelulozë (kapsulë celuloze), kripëra e magnezit e acideve yndyrore, dioksid silikoni.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte të qumështit, arra, vezë apo edhe përbërës nga molusqet.