FuelUp Cre-Up 700mg x 240 VegCaps
Suplementi FuelUp Cre-Up është një suplement që përmban kreatinë monohidrat, e cila shërben për të mbështetur rritjen e masës dhe forcës muskulore, si dhe për të përshpejtuar rigjenerimin pas stërvitjeve intensive.
- Rritja e masës dhe forcës muskulore:
Kreatina ndihmon trupin të prodhojë më shumë ATP, burimi kryesor i energjisë për kontraktimet muskulore, duke mundësuar fitime më të shpejta në forcë dhe masë muskulore.
- Përmirësimi i qëndrueshmërisë dhe performancës:
Suplementi kontribuon në rritjen e qëndrueshmërisë dhe performancës fizike, duke mbështetur aftësinë e trupit për të kryer ushtrime më intensive dhe më të gjatë pa lodhje të shpejtë.
- Rigjenerimi pas stërvitjes:
Kreatina shkakton rigjenerim më të shpejtë të energjisë dhe redukton lodhjen muskulore, duke lehtësuar rikuperimin dhe përgatitjen për stërvitjet e ardhshme.
Ky suplement është ideale për atletët, personat aktivë dhe të gjithë ata që synojnë ndërtimin e muskujve, përmirësimin e performancës fizike dhe mbështetjen e rigjenerimit pas ushtrimeve intensive.
Avantazhet e përdorimit ë këtij suplementi janë:
- Mbështet rritjen e masës dhe forcës muskulore.
- Përmirëson qëndrueshmërinë dhe performancën fizike.
- Ndihmon në rigjenerimin më të shpejtë pas stërvitjes.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 4 kapsula dy herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Creatine Monohydrate |
2800 mg |
* |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Hidroksipropil Metilcelulozë (kapsulë celuloze), kripëra të acidit yndyror të magnezit, dioksid silikoni.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë, produkte deti.