SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp Hyaluronic Acid 120mg x 60 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur hidratimin natyral të lëkurës, shëndetin e kyçeve dhe elasticitetin, duke ofruar një dozë të sigurt dhe efektive të acidit hialuronik për mirëqenie dhe kujdes të përditshëm.
In stock
SKU
FuelUp9
Special Price 3 410 Lekë Regular Price 3 590 Lekë
-5%

Suplementi FuelUp Hyaluronic Acid ka si përbërës kresorë në formulën e tij, acidin hialuronik në dozë prej 120 mg.

Acidi hialuronik është një molekulë natyrale që gjendet në trupin e njeriut, kryesisht në lëkurë, kyçe, ind lidhës dhe sy. Ai luan një rol thelbësor në ruajtjen e indeve të hidratuara dhe siguron elasticitet dhe strukturë të qëndrueshme të lëkurës.

Një nga veçoritë kryesore të acidit hialuronik është aftësia e tij për të thithur ujin, duke ruajtur lagështinë dhe duke parandaluar tharjen e lëkurës, gjë që kontribuon në zvogëlimin e rrudhave dhe përmirësimin e elasticitetit dhe fortësisë së saj. 

Përveç përfitimeve për lëkurën, acidi hialuronik është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin e kyçeve. Ai vepron si lubrifikant natyral në lëngun sinovial të kyçeve, duke ndihmuar në lëvizjet e qeta dhe në ruajtjen e fleksibilitetit të kyçeve.

Mbështet gjithashtu rigjenerimin dhe mirëmbajtjen e indeve lidhëse dhe mund të kontribuojë në shëndetin e përgjithshëm të enëve të gjakut.

 Suplementi FuelUp Hyaluronic Acid është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron një lëkurë të hidratuar. 
  2. Përmirëson elasticitetin dhe dukjen e shëndetshme të lëkurës. 
  3. Zvogëlon shenjat e plakjes dhe rrudhat në mënyrë natyrale. 
  4. Ndihmon lëvizjet e qeta dhe fleksibilitetin e kyçeve. 
  5. Ruajtje dhe përmirësim i indeve lidhëse për shëndet afatgjatë. 
  6. Promovon një ndjesi të përgjithshme lehtësie dhe vitaliteti.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Tabletë Përqindja e Vlerës Ditore %

Hyaluronic Acid (from Sodium Hyaluronate)

120 mg

*

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristalore, kripëra e magnezit e acideve yndyrore, dioksid silikoni, talk.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë, produkte nga frutat e detit.

Back to Top