FuelUp Magnesium Citrate 100mg x 120 Tablets
Suplementi FuelUp Magnesium Citrate ka si përbërës kryesor në formulën e tij, citratin e magnezit, në një doze prej 100 mg.
Magnezi është një mineral thelbësor që gjendet në çdo qelizë të trupit dhe është i përfshirë në shumë procese jetësore. Ai vepron si katalizator për procese të shumta jetësore në trupin e njeriut dhe luan një rol kyç në prodhimin e hormoneve, proteinave, enzimave dhe aminoacideve.
Një nga rolet më të rëndësishme të magnezit lidhet me mbështetjen e sistemit kardiovaskular, pasi ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës, relaksimin e enëve të gjakut dhe ruajtjen e një tensioni të shëndetshëm të gjakut. Përmes këtyre mekanizmave, magnezi kontribuon në funksionimin normal të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.
Po ashtu, magnezi ka një rol kyç në shëndetin e sistemit nervor. Ai ndihmon në transmetimin e sinjaleve nervore dhe në ruajtjen e ekuilibrit të neurotransmetuesve, duke kontribuar në funksionimin e rregullt të trurit dhe nervave. Magnezi ndikon pozitivisht në relaksimin nervor, ndihmon në përballimin e stresit dhe mbështet një gjendje të përgjithshme qetësie dhe mirëqenieje.
Në këtë suplement magnezi vjen në formën e citratit të magnezit, në mënyrë që përthithja nga organizmi të jetë optimale dhe të sigurojë një biodisponibilitet të lartë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionimin normal të zemrës dhe sistemit kardiovaskular.
- Përmirëson funksionin e sistemit nervor.
- Ndihmon në relaksimin e muskujve dhe reduktimin e lodhjes.
- Kontribuon në prodhimin e energjisë.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 4 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Magnesium (from Magnesium Citrate) |
400 mg |
95% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristaline, talk, kripëra magnezi të acideve yndyrore.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë, përbërës nga produkte deti.