FuelUp Magnesium Glycinate 100mg x 120 VegCaps
Suplementi FuelUp Magnesium Glycinate është një suplement ushqimor që kombinon magnezin me glicinën.
- Relaksimi i muskujve dhe sistemit nervor:
Magnezi ndihmon në transmetimin e sinjaleve nervore dhe në relaksimin e muskujve, duke ulur tensionin dhe kontraktimet e panevojshme. Forma bisglicinat është veçanërisht e lehtë për t’u përthithur nga trupi, duke siguruar një efekt të shpejtë dhe të qëndrueshëm për relaksimin e përgjithshëm.
- Përmirësimi i cilësisë së gjumit:
Glicina, aminoacidi që është pjesë e këtij kompleksi, kontribuon në qetësimin e sistemit nervor dhe në rregullimin e ritmit natyror të gjumit. Kombinimi i magnezit dhe glicinës ndihmon në uljen e stresit dhe ankthit, duke favorizuar një gjumë më të qetë dhe më të thellë pa shkaktuar efekte laksative ose shqetësime të tretjes.
Në këtë suplement magnezi vjen në formën e glicinatit të magnezit, në mënyrë që përthithja nga organizmi të jetë optimale dhe të sigurojë një biodisponibilitet të lartë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet relaksimin e muskujve dhe sistemit nervor.
- Përmirëson cilësinë e gjumit.
- Nuk shkakton efekte laksative.
- Ndihmon në reduktimin e stresit dhe ankthit.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Magnesium (from Magnesium Bisglycinate) |
200 mg |
47,5 % |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristaline, hidroksipropil metilcelulozë (kapsulë celuloze), kripëra magnezi të acideve yndyrore, dioksid silikoni.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë, përbërës nga produkte deti.