FuelUp Magnesium Taurate 50mg x 120 Tablets
Suplement FuelUp Magnesium Taurate është një suplement që kombinon magnezin me taurinë.
- Prodhimi i energjisë:
Magnezi është një mineral i rëndësishëm për prodhimin e energjisë në qeliza. Ai është kofaktor për mbi 300 enzima, duke përfshirë ato që ndihmojnë metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave.
- Funksioni i muskujve dhe reduktimi i krampave:
Magnezi është thelbësor për relaksimin e fibrave muskulore pas kontraktimit. Kombinimi me taurinën përforcon këtë efekt, pasi taurina ndihmon në stabilizimin e membranave qelizore dhe rregullimin e kontraktimeve muskulore. Kjo ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe krampave muskulorë.
- Shëndeti kardiovaskular:
Taurina ka efekte mbrojtëse në sistemin kardiovaskular duke ndihmuar në rregullimin e ritmit të zemrës dhe tensionit të gjakut. Kur kombinohet me magnezin, kjo formë suplementi mund të kontribuojë në ruajtjen e një funksioni të shëndetshëm të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.
Në këtë suplement magnezi vjen në formën e tauratit të magnezit, në mënyrë që përthithja nga organizmi të jetë optimale dhe të sigurojë një biodisponibilitet të lartë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet prodhimin e energjisë.
- Ndihmon në funksionimin normal të muskujve dhe redukton krampet.
- Promovon shëndetin e sistemit kardiovaskular.
- Nuk shkakton efekte laksative, i përshtatshëm për përdorim afatgjatë.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 4 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Magnesium (from Magnesium Taurate) |
200 mg |
47,5 % |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristaline, kripëra magnezi të acideve yndyrore, talk.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë, përbërës nga produkte deti.