SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp MSM 700mg x 120 VegCaps

Suplement ushqimor që përmban Metilsulfonilmetan (MSM) dhe përdoret kryesisht për të mbështetur shëndetin e nyjeve, për të reduktuar inflamacionin dhe për të përmirësuar gjendjen e flokëve, lëkurës dhe thonjve.
In stock
SKU
FuelUp17
Special Price 1 810 Lekë Regular Price 1 900 Lekë
-5%

MSM është një suplement ushqimor që ofron metilsulfonilmetan.

MSM (Metilsulfonilmetan) është një përbërës natyral që përmban squfur dhe gjendet në bimë, kafshë dhe në trupin e njeriut. Ai është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe për rolin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm.

  • Shëndeti i nyjeve:

MSM ndihmon në ruajtjen e strukturës dhe fleksibilitetit të nyjeve. Ai kontribuon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë kyçe për ligamentet, kërcin dhe indet lidhëse, duke zvogëluar inflamacionin dhe dhimbjen e nyjeve.

  •  Shëndeti i lëkurës, flokëve dhe thonjve:

Përmes rolit të tij në sintezën e kolagjenit dhe përbërësve të tjerë të rëndësishëm për indet lidhëse, MSM ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës, forcon flokët dhe thonjtë, dhe mund të kontribuojë në një pamje më të shëndetshme.

  • Funksioni imunitar: 

MSM ka vetitë antioksiduese që ndihmojnë në neutralizimin e radikalëve të lirë dhe mbështesin sistemin imunitar. Ai modulon aktivitetin e enzimave antioksiduese, duke përmirësuar përgjigjen e trupit ndaj stresit oksidativ dhe inflamacionit.

  • Anti-inflamacioni: 

MSM kontribuon në reduktimin e inflamacionit të indeve të ndryshme, duke ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të përkohshme dhe në përmirësimin e mobilitetit të trupit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin dhe fleksibilitetin e nyjeve. 
  2. Ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjeve të nyjeve. 
  3. Përmirëson shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. 
  4. Ndihmon në prodhimin e kolagjenit për inde më të shëndetshme.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Kapsula Bimore
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

MSM (as Methylsulfonylmethane)

1400 mg

*

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Hidroksipropil metilcelulozë (kapsulë celuloze), kripëra magnezi të acideve yndyrore.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë, përbërës nga produkte deti.

Back to Top