FuelUp Omega 3 (TG) 1000mg x 180 Softgels
Suplementi FuelUp Omega 3 (TG) 1000 mg është bërë nga një burim natyral i acideve yndyrore Omega-3, duke përfshirë EPA dhe DHA të cilësisë së lartë, të nxjerra nga trigliceridet natyrale (TG) që gjenden te peshqit e thellë të freskët, ndërsa forma etil ester (EE) nuk e ofron këtë.
Acidet yndyrore Omega-3 janë lloje të yndyrnave thelbësore që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë, prandaj duhet të merren përmes dietës ose suplementeve.
- Shëndeti kardiovaskular:
EPA (Acidi Eikosapentaenoik) dhe DHA (Acidi Dokosaheksaenoik) ndihmojnë në uljen e niveleve të triglicerideve në gjak, përmirësojnë funksionin endotelial dhe mund të ndihmojnë në mbajtjen e presionit normal të gjakut. Këto acide yndyrore gjithashtu kanë efekt anti-inflamator, duke kontribuar në mbrojtjen e zemrës dhe enëve të gjakut.
- Shëndeti i nyjeve:
Veprimi anti-inflamator i EPA dhe DHA mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve të lehta dhe inflamacionit të nyjeve. Kjo kontribuon në përmirësimin e lëvizshmërisë dhe tonusit të nyjeve, sidomos te individët aktivë ose të moshuarit.
- Funksioni i trurit dhe shëndeti mendor:
DHA është një përbërës kyç i membranave të qelizave nervore dhe ndihmon në ruajtjen e strukturës dhe funksionit të trurit. Marrja e mjaftueshme e DHA mund të mbështesë kujtesën, qartësinë mendore dhe shëndetin mendor të përgjithshëm.
- Funksioni metabolik:
Omega-3 mund të ndikojë në metabolizmin e yndyrnave dhe glukozës, duke ndihmuar në mbajtjen e niveleve të shëndetshme të energjisë dhe metabolizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet shëndetin kardiovaskular dhe presionin normal të gjakut.
- Promovon shëndetin dhe fleksibilitetin e nyjeve.
- Mbështet funksionin dhe shëndetin e trurit.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula tri herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Calories |
20 |
|
|
Total Fat |
2 g |
3% |
|
Saturated Fat |
0.5 g |
3% |
|
Polyunsaturated Fat |
1 g | * |
|
Fish Oil Concentrate |
2 g (2,000 mg) |
* |
|
Omega-3 Fatty Acids: |
||
|
Eicosapentaenoic Acid (EPA) |
360 mg | * |
|
Docosahexaenoic Acid (DHA) |
240 mg | * |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Kapsulë e butë (xhelatinë, glicerinë, ujë i pastër). Përmban peshk (Ançov).
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë.