SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp Selenium (yeast free) 100mcg x 100 Tabelts

Suplement ushqimor që mbështet funksionin e sistemit imunitar, kontribuon në shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe ndihmon në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme, duke ofruar njëkohësisht mbrojtje antioksiduese.
In stock
SKU
FuelUp21
Special Price 1 040 Lekë Regular Price 1 090 Lekë
-5%

Suplementi FuelUp Selenium (yeast free) ka si përbërës kryesor selenin, në një dozë prej 100 mcg.

Seleni është një mineral esencial që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të organizmit. Ai kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe vepron si një antioksidant i fuqishëm, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Përmes këtyre mekanizmave, seleni mbështet shëndetin e sistemit kardiovaskular, duke ndihmuar në ruajtjen e funksionit normal të zemrës dhe enëve të gjakut.

Gjithashtu, seleni luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, pasi ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës nga dëmtimet oksidative dhe mbështet proceset natyrore të rigjenerimit qelizor.

 Formula e këtij suplementi përmban selen në formën L-selenometioninë pa maja (yeast free), e cila është e njohur për biodisponibilitetin e saj të lartë dhe është e përshtatshme për persona me ndjeshmëri ndaj majasë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  2. Kontribuon në shëndetin e sistemit kardiovaskular. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme. 
  4. Ofron mbrojtje antioksiduese kundër stresit oksidativ.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Tabletë Përqindja e Vlerës Ditore %

Selenium (from L-Selenomethionine)

100 mcg

182%

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristaline, kripëra magnezi të acideve yndyrore, dioksid silikoni.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gruri, soja, qumështi, arrat, veza dhe produktet e detit.

Back to Top