FuelUp Selenium (yeast free) 200mcg x 100 Tabelts
Suplementi FuelUp Selenium (yeast free) ka si përbërës kryesor selenin, në një dozë prej 200 mcg.
Seleni është një mineral esencial që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të organizmit. Ai kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe vepron si një antioksidant i fuqishëm, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Përmes këtyre mekanizmave, seleni mbështet shëndetin e sistemit kardiovaskular, duke ndihmuar në ruajtjen e funksionit normal të zemrës dhe enëve të gjakut.
Gjithashtu, seleni luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, pasi ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës nga dëmtimet oksidative dhe mbështet proceset natyrore të rigjenerimit qelizor.
Formula e këtij suplementi përmban selen në formën L-selenometioninë pa maja (yeast free), e cila është e njohur për biodisponibilitetin e saj të lartë dhe është e përshtatshme për persona me ndjeshmëri ndaj majasë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Kontribuon në shëndetin e sistemit kardiovaskular.
- Ndihmon në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme.
- Ofron mbrojtje antioksiduese kundër stresit oksidativ.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Selenium (from L-Selenomethionine) |
200 mcg |
364% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristaline, kripëra magnezi të acideve yndyrore, dioksid silikoni.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; grurë, sojë, qumësht, arra, vezë dhe produktet e detit.