SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp Ultra Omega 3 (TG, 500/250 ) 1000mg x 180 Softgels

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin e zemrës, trurit, nyjeve dhe syve, me një përqendrim të lartë të EPA dhe DHA në formë trigliceridesh me biodisponibilitet të lartë.
In stock
SKU
FuelUp34
Special Price 4 280 Lekë Regular Price 4 500 Lekë
-5%

Acidet yndyrore Omega 3 EPA (acid eikosapentaenoik) dhe DHA (acid dokosaheksaenoik) janë dy forma kyçe të acideve yndyrore omega 3 që trupi nuk mund t’i prodhojë mjaftueshëm vetë, dhe prandaj duhen marrë përmes ushqimit ose suplementëve.

  • Funksionimi i sistemit imunitar dhe aktiviteti anti inflamator:

EPA ndihmon në prodhimin e mediatorëve anti inflamatorë në trup, të cilët kontribuojnë në reduktimin e inflamacionit qelizor dhe mbështetin funksionimin normal të sistemit imunitar.

  • Shëndeti kardiovaskular dhe metabolizmi i lipideve:

Të dyja EPA dhe DHA kontribuojnë në ruajtjen e niveleve normale të triglicerideve dhe presionit të gjakut, duke mbështetur shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut kur merren në doza ditore të rekomanduara.

  • Funksionimi i trurit, shikimi dhe sistemi nervor:

DHA është një përbërës strukturor kryesor i qelizave nervore dhe retinës së syrit, ku përbën një pjesë të madhe të yndyrnave në trurin dhe retinën, duke ndihmuar në funksionin kognitiv, memories dhe shikimin normal.

  • Shëndeti i përgjithshëm dhe mikrostrukturat qelizore:

EPA dhe DHA janë të përfshira në përbërjen e membranave qelizore, duke ndihmuar në elasticitetin dhe funksionimin normal të qelizave në të gjithë trupin.

 Forma trigliceride e acideve yndyrore omega 3 ofron bio disponueshmëri më të mirë, që do të thotë se trupi mund t’i përdorë më efektivisht EPA dhe DHA për funksionet e tij esenciale.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. 
  2. Përmirëson funksionin e trurit dhe sistemin nervor. 
  3. Ndihmon në shëndetin e syve dhe retinës. 
  4. Mbështet elasticitetin dhe shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë tri herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

180 Kapsula xhelatinoze
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Calories

10,32 kcal

 

Total Fat

1 g

1,5%

     Saturated Fat

0,1 g

0,6%

     Polyunsaturated Fat

0,9 g

*

     Filling weight Per Softgel:

Fish Oil Concentrate

1 g (1,000 mg)

*

  Omega-3 Fatty Acids:

     Eicosapentaenoic Acid (EPA)

500 mg

*

     Docosahexaenoic Acid (DHA)

250 mg

*

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Kapsulë vegjetale (hidroksipropil niseshte, glicerinë, ujë i pastër), D-Alpha-Tokoferol (nga luledielli). Përmban peshk.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, produkte qumështi, arra, vezë.

Back to Top