FuelUp Vitamin B6 100mg x 100 Tablets
Suplementi FuelUp Vitamin B6 ka si përbërës kryesorë të formulës, Vitaminën B6 në një dozë prej 100 mg.
- Metabolizmi i energjisë:
Vitamina B6 është thelbësore për shndërrimin e ushqimit në energji, duke ndihmuar trupin të funksionojë në mënyrë optimale gjatë gjithë ditës. Ajo luan një rol kyç në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, duke mbështetur vitalitetin dhe performancën fizike.
- Shëndeti i trurit dhe funksioni nervor:
Vitamina B6 mbështet prodhimin e neurotransmetuesve, të cilët ndikojnë në rregullimin e humorit dhe performancën njohëse. Përveç kësaj, ajo ndihmon në funksionin normal të sistemit nervor, duke përmirësuar përqendrimin dhe kujtesën.
- Mbështetje për sistemin imunitar:
Vitamina B6 luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar, duke ndihmuar trupin të reagojë ndaj infeksioneve dhe të ruajë përgjigje të shëndetshme imunologjike.
- Funksione të tjera të rëndësishme:
Vitamina B6 kontribuon gjithashtu në metabolizmin e proteinave dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut, duke ndihmuar në mirëqenien dhe energjinë e përgjithshme të organizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet metabolizmin e energjisë.
- Përmirëson funksionin e sistemit nervor dhe shëndetin e trurit.
- Ndihmon në prodhimin e neurotransmetuesve dhe ruajtjen e ekuilibrit të humorit.
- Forcon sistemin imunitar.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
100 Tableta
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Vitamin B6 (from Pyridoxine HCL) |
100 mg |
5882 % |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristaline, kripëra magnezi të acideve yndyrore, dioksid silikoni.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, qumësht, arra, vezë dhe produkte deti.