SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp Vitamin C 500mg x 90 VegCaps

Suplement ushqimor cilësor që mbështet sistemin imunitar, ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes të shkaktuar gjatë ditës.
In stock
SKU
FuelUp26
Special Price 1 700 Lekë Regular Price 1 790 Lekë
-5%

Suplementi FuelUp Vitamin C ka si përbërës kryesor Vitaminën C, në një dozë prej 500 mg.

  • Mbështetja e sistemit imunitar:

Vitamina C luan një rol kyç në funksionimin normal të sistemit imunitar duke kontribuar në prodhimin dhe aktivizimin e qelizave mbrojtëse të organizmit. Ajo ndihmon trupin të mbrohet nga infeksionet dhe të ruajë rezistencën natyrore, veçanërisht gjatë periudhave të lodhjes fizike ose stresit.

  • Prodhimi i kolagjenit dhe shëndeti i indeve:

Vitamina C është e domosdoshme për sintezën e kolagjenit, një proteinë strukturore që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës, kockave, nyjeve dhe indeve lidhëse. Ky proces është i rëndësishëm për elasticitetin e lëkurës, forcën e kockave dhe funksionimin normal të nyjeve.

  • Veprim antioksidant dhe mbrojtja e qelizave:

Si një antioksidant i fuqishëm, vitamina C ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira. Ky veprim kontribuon në ngadalësimin e dëmtimit qelizor dhe në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të organizmit.

Në këtë suplement, vitamina C ofrohet në një formë të përshtatshme për përdorim të përditshëm, duke siguruar përthithje të mirë dhe mbështetje të vazhdueshme për funksionet kryesore të trupit.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  2. Vepron si antioksidant dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ. 
  3. Kontribuon në prodhimin normal të kolagjenit për lëkurë, kocka dhe nyje. 
  4. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula bimore
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Vitamin C (from Ascorbic Acid)

500 mg

555,5 %

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristalore,hidroksipropil metilcelulozë (kapsulë celuloze), kripëra e acidit yndyror e magnezit, dioksid silici.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë apo edhe produkte deti.

Back to Top