SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp Vitamin D3 10,000 IU x 120 Softgel

Suplement ushqimor me përqendrim të lartë të vitaminës D3, i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave dhe funksionimin e sistemit imunitar.
In stock
SKU
FuelUp27
Special Price 2 080 Lekë Regular Price 2 190 Lekë
-5%

Suplementi FuelUp Vitamin D3 ka si përbërës kryesor, vitaminën D3 prej 10,000 IU.

  • Mbështetja e shëndetit të kockave:

Vitamina D3 ndihmon trupin të përthithë dhe të përdorë kalcium dhe fosfor, të cilat janë minerale thelbësore për forcën dhe densitetin e kockave. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve dhe kontribuon në parandalimin e dobësimit të tyre.

  • Funksionimi normal i sistemit imunitar:

Vitamina D3 kontribuon në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet duke mbështetur mekanizmat mbrojtës të trupit dhe duke ndihmuar në ruajtjen e përgjigjes imunitare në nivele optimale.

  • Shëndeti i muskujve dhe balanca minerale:

Përveç shëndetit të kockave, vitamina D3 ndihmon në funksionin normal të muskujve dhe në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak, duke siguruar një funksion të përgjithshëm optimal të trupit.

Suplementi vjen në formën e kapsulave xhelatinoze, të cilat janë lehtësisht të pranueshme nga të gjithë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. 
  2. Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit.
  3. Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  4. Përmirëson shëndetin dhe funksionin e muskujve. 
  5. Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Kapsula xhelatinoze
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Vitamin D3 (from Сholecalciferol)

10000 IU (250 mcg)

1250%

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Vaj ulliri, kapsulë softgel (xhelatinë, glicerinë, ujë i pastër).

Suplementi nuk përmban  lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë dhe produkte deti.

Back to Top