FuelUp Vitamin D3 50,000 IU x 50 Softgels
Suplementi FuelUp Vitamin D3 ka si përbërës kryesor, vitaminën D3 prej 50,000 IU.
- Mbështetja e shëndetit të kockave:
Vitamina D3 ndihmon trupin të përthithë dhe të përdorë kalcium dhe fosfor, të cilat janë minerale thelbësore për forcën dhe densitetin e kockave. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve dhe kontribuon në parandalimin e dobësimit të tyre.
- Funksionimi normal i sistemit imunitar:
Vitamina D3 kontribuon në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet duke mbështetur mekanizmat mbrojtës të trupit dhe duke ndihmuar në ruajtjen e përgjigjes imunitare në nivele optimale.
- Shëndeti i muskujve dhe balanca minerale:
Përveç shëndetit të kockave, vitamina D3 ndihmon në funksionin normal të muskujve dhe në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak, duke siguruar një funksion të përgjithshëm optimal të trupit.
Suplementi vjen në formën e kapsulave xhelatinoze, të cilat janë lehtësisht të pranueshme nga të gjithë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
- Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit.
- Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Përmirëson shëndetin dhe funksionin e muskujve.
- Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në javë, nëse është e mundur pas një vakti ushqimor të pasur me yndyrna për një përthithje më të mirë të suplementit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Nivelet e vitaminës D dhe kalciumit duhet të monitorohen gjatë përdorimit të këtij suplementi.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Vitamin D3 (from Сholecalciferol) |
50000 IU (1250 mcg) |
6250% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Vaj ulliri, kapsulë softxhel (xhelatinë, glicerinë, ujë i pastër).
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë, produkte deti.