SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp Vitamin E 400 IU x 50 Softgels

Suplement ushqimor i formuluar për të ofruar vetitë antioksiduese, duke mbështetur shëndetin qelizor dhe funksionimin normal të sistemit imunitar, për një mbrojtje optimale dhe mirëqenie të përgjithshme të organizmit.
In stock
SKU
FuelUp35
Special Price 1 660 Lekë Regular Price 1 750 Lekë
-5%

Suplementi ka si përbërës kryesor vitaminën E, në një dozë prej 400 IU.

  • Shëndeti qelizor dhe veprimi antioksidues:

Vitamina E është një përbërës thelbësor që trupi nuk e prodhon vetë. Suplementi ofron këtë vitaminë në burim natyral dhe biodisponibilitet të lartë, duke vepruar si një antioksidant i fuqishëm. Ajo ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë, duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ dhe duke ruajtur funksionin normal qelizor.

  • Mbështetja e sistemit imunitar:

Vitamina E kontribuon në funksionimin e duhur të sistemit imunitar, duke ndihmuar trupin të reagojë më mirë ndaj faktorëve të jashtëm dhe duke përmirësuar mbrojtjen natyrale të organizmit.

  • Shëndeti kardiovaskular dhe elasticiteti i enëve të gjakut:

 Ky suplement ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe elasticitetit të enëve të gjakut, duke mbështetur qarkullimin dhe shëndetin kardiovaskular në përgjithësi.

  • Shëndeti hormonal:

 Mund të kontribuojë në mbështetjen e niveleve normale të testosteronit, duke ndihmuar në mirëqenien hormonale dhe energjinë e përgjithshme.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin qelizor dhe funksionin normal të qelizave. 
  2. Vepron si antioksidant i fuqishëm, duke luftuar radikalët e lire. 
  3. Përforcon funksionimin e sistemit imunitar. 
  4. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe elasticitetit të enëve të gjakut.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula xhelatinoze
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Vitamin E (D-alpha Tocopheryl Acetate)

400 IU (268 mg)

1787 %

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Vaj Vitamine E, kapsulë softgel (xhelatinë, glicerinë, ujë i pastër).

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, produkte qumështi, arra, vezë, produkte deti.

Back to Top