SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp Vitamin K2 (MK-7) 100mcg x 60 Softgels

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur dhe përmirësuar shëndetin e kockave dhe sistemin kardiovaskular, duke ofruar një dozë të sigurt dhe të qëndrueshme të Vitaminës K2.
In stock
SKU
FuelUp30
Special Price 2 080 Lekë Regular Price 2 190 Lekë
-5%

Suplementi FuelUp Vitamin K2 (MK-7) ka si përbërës kryesor Vitaminën K2, në një dozë prej 100 mcg.

Vitamina K2 (si MK 7) është një mikro përbërës i tretshëm në yndyrë që luan një rol thelbësor në shëndetin e kockave, aktivitetin osteoklastik dhe shëndetin e nyjeve.

  • Mbështetja e shëndetit të kockave:

Vitamina K2 ndihmon në aktivizimin e proteinave të varur nga vitamina K, si osteokalcinë, që janë të nevojshme për inkorporimin e kalciumit në strukturën e kockave dhe për përmirësimin e densitetit mineral të tyre. Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjes së kockave dhe në ruajtjen e strukturës trabekulare, duke mbrojtur kockat nga dobësimi i lidhur me moshën dhe osteopeninë/osteoporozën.

  • Modulimi i aktivitetit osteoklastik:

Vitamina K2 ndihmon në balancimin e aktivitetit të qelizave që formojnë kockën (osteoblastet) dhe qelizave që resorbojnë kockën (osteoklastet), duke promovuar një metabolizëm të shëndetshëm të kockave dhe duke kontribuar në ruajtjen e strukturës së tyre.

  • Shëndeti i nyjeve dhe metabolizmi i kalciumit:

Duke përmirësuar biomarkerat e metabolizmit të kockave (si ulja e osteokalcino¬së jo të karboksiluar dhe rritja e aktivitetit të proteinave që lidhen me kalciumin), vitamina K2 ndihmon që kalciumi të përdoret në vendet e duhura (kocka) dhe të mos depozitohet në inde të buta. Kjo është e rëndësishme për integritetin struktural të nyjeve dhe për parandalimin e akumulimeve jonë të dëshirueshme të kalciumit jashtë kockave.

Forma MK 7 e vitaminës K2 ka biodisponueshmëri të lartë dhe gjysmës jetë më të gjatë në trup, krahasuar me format e tjera të vitaminës K, që ndihmon në efekte më të qëndrueshme në aktivizimin e proteinave të varura nga vitamina K dhe në modulimin e metabolizmit të kockave.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e kockave dhe densitetin mineral të tyre 
  2. Ndihmon në balancimin e aktivitetit osteoklastik dhe osteoblastik 
  3. Mbështet shëndetin e nyjeve dhe integritetin struktural të tyre 
  4. Ndihmon që kalciumi të depozitohet në kocka dhe jo në inde të buta

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula xhelatinoze
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Vitamin K2 (as Menaquinone – 7)(from Natto)

100 mcg

**

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Vaj ulliri, kapsulë softxhel (xhelatinë, glicerinë, ujë i pastër). Përmban sojë.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, produkte qumështi, vezë, produkte deti.

Back to Top