FuelUp Women's Health x 60 Softgels
Suplementi ka një formulë të pasur me përbërës natyralë bimorë.
- Rregullimi i ciklit menstrual:
Ky suplement ndihmon në normalizimin e ciklit menstrual duke përdorur përbërës bimorë që ndikojnë në sistemin endokrin dhe riprodhues. Përbërësit natyralë mund të ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të hormoneve si estrogeni dhe progesteroni, të cilat janë thelbësore për rritjen dhe rregullimin e ciklit menstrual. Një cikël i rregullt ndihmon në uljen e shqetësimeve të zakonshme menstruale dhe në përmirësimin e shëndetit riprodhues.
- Kompleksi bimor në formulë:
Formula përmban përbërës natyralë të përzgjedhur për shëndetin tek femrat, të cilët mund të mbështesin funksionin normal të vezoreve dhe të mitrës. Ky kompleks bimor ndihmon në rregullimin e hormoni estrogjen dhe progesteron, duke kontribuar në mbrojtjen e fertilitetit dhe shëndetit riprodhues. Përbërësit bimorë mund të ndihmojnë gjithashtu në reduktimin e shqetësimeve të lidhura me menopauzën ose ciklet jo të rregullta.
- Shëndeti i përgjithshëm dhe balanca hormonale:
Kontribuon në balancimin e përgjithshëm hormonal, duke ndihmuar në stabilizimin e niveleve të energjisë, humorit dhe stresit. Një ekuilibër hormonal i mirë është thelbësor për mirëqenien e përgjithshme, për funksionin normal të metabolizmit dhe për reduktimin e simptomave të sindromës premenstruale.
Suplementi vjen në formën e kapsulave xhelatinoze, të cilat janë lehtësisht të pranueshme nga të gjithë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual
- Mbështet shëndetin e sistemit riprodhues femëror
- Favorizon balancën hormonale.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për gratë mbi moshën 18 vjeç.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, në mëngjes.
Ideale marrja e këtij suplementi është me stomak bosh, në mëngjes ose përpara vakteve të tjera të ditës.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Proprietary Herbal Blend |
1000 mg |
* |
|
Asparagus Racemosus (Shatavari) |
76,90 mg |
* |
|
Saraca Indica (Ashoka) |
153,80 mg |
* |
|
Aloe Barbadensis (Kumari) |
76,90 mg |
* |
|
Mesua Ferrea (Nagkeshar) |
76,90 mg |
* |
|
Symplocos Racemosa (Lodhra) |
230,80 mg |
* |
|
Glycyrrhiza Glabra (Yashtimadhu) |
76,90 mg |
* |
|
Generic Preparation (Dashmoola) |
153,80 mg |
* |
|
Phaseolus Trilobus (Mudgaparnee) |
76,90 mg |
* |
|
Teramnus Labialis (Mashparnee) |
76,90 mg |
* |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Xhelatinë, glicerinë, sorbitol, metilparaben, propilparaben.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, arra, vezë, produkte deti.