FuelUp Zinc Gluconate 50mg x 100 Tablets
Suplementi FuelUp Zinc Gluconate ka si përbërës kryesor zink në formë glukonati, në një dozë prej 50 mg.
Zinku (si Glukonat i Zinkut) është një mikro përbërës thelbësor që luan role kyçe në funksionet biologjike të organizmit dhe është i domosdoshëm për shëndetin optimal të sistemit imunitar, rritjen dhe rikuperimin e muskujve, si dhe proceset metabolike.
Trupi nuk e prodhon vetë zinkun, prandaj duhet furnizuar përmes ushqimit ose suplementëve për të mbajtur funksionet vitale në nivel normal.
- Mbështetja e sistemit imunitar:
Zinku luan një rol kritik në funksionimin normal të sistemit imunitar duke ndihmuar në prodhimin, zhvillimin dhe komunikimin e qelizave imune. Ai është i përfshirë në aktivitetin e qelizave T dhe limfociteve, që janë të rëndësishme për përgjigjen imune ndaj infeksioneve dhe patogjenëve. Pa nivel të mjaftueshëm zinku, sistemi imunitar mund të jetë i dobësuar, duke rritur rrezikun e infeksioneve dhe kohëzgjatje të sëmundjeve të zakonshme.
- Rritja dhe rikuperimi i muskujve:
Zinku është thelbësor për sintezën e proteinave dhe ndërtimin e indeve të reja, procese kyçe për rritjen dhe rikuperimin e muskujve. Ai ndihmon në formimin e ADN-së dhe prodhimin e proteinave, duke mbështetur rritjen qelizore dhe riparimin e indeve të dëmtuara pas aktivitetit fizik.
- Mbështetja e metabolizmit:
Zinku është i përfshirë në aktivitetin e mbi 300 enzimave metabolike që ndihmojnë në tretje, metabolizmin e makromolekulave, funksionin e nervave dhe shumë procese të tjera bazë të organizmit. Pa nivel të mjaftueshëm zinku, këto reaksione mund të jenë të ngadalësuara, duke ndikuar në nivelin e energjisë, metabolizmin e ushqimit dhe shëndetin metabolik në përgjithësi.
Zinku në formë glukonati ka një biodisponibilitet maksimal krahasuar me format e tjera të zinkut.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Ndihmon në rritjen dhe rikuperimin e muskujve.
- Përkrah proceset metabolike dhe energjetike të trupit.
- Mbështet shëndetin qelizor dhe sintezën e proteinave.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Zinc (Zinc Gluconate Granular) |
50 mg |
455% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristalore,kripëra magnezi të acideve yndyrore, dioksid silikoni.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë, produkte deti.