Vitamina dhe Suplemente

FutureYou Cambridge Ateronon Heart+ x 28 Capsules

Suplement ushqimor për përdorim të përditshëm, i cili përmban likopen të përqendruar dhe është i formuluar për të kontribuar në mirëmbajtjen e shëndetit kardiovaskular dhe të një funksioni normal të zemrës.
In stock
SKU
FutureYou1
2 900 Lekë

FutureYou Cambridge Ateronon Heart+ është një suplement ushqimor i formuluar për kujdesin e përditshëm kardiovaskular, që përmban LactoLycopene, e cila është një formë e patentuar e likopenit me biodisponueshmëri të lartë, të kombinuar me tiaminë, selen dhe vitamina të grupit B.

Likopeni është një antioksidant natyral që gjendet në domate, së bashku me përbërësit e tjerë të formulës, kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në ruajtjen e funksionimit normal të sistemit kardiovaskular. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kompleksi LactoLycopene-> Përmban likopen në një formë me biodisponueshmëri të përmirësuar dhe është përbërësi kryesor i formulës i përzgjedhur për rolin e tij si antioksidant në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  • Likopeni-> Karotenoid natyral me veti antioksiduese, i cili ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ dhe kontribuon në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. 
  • Vitamina B6 (Piridoksina)-> Kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit, në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në reduktimin e lodhjes dhe këputjes. 
  • Acidi folik (Vitamina B9)-> Kontribuon në procesin normal të formimit të gjakut, në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në metabolizmin normal të homocisteinës. 
  • Vitamina B12 (Kobalamina)-> Kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në metabolizmin normal të homocisteinës. 
  • Tiamina (Vitamina B1)-> Kontribuon në funksionimin normal të zemrës, metabolizmin normal energjetik dhe funksionimin normal të sistemit nervor. 
  • Seleni-> Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe të tiroides. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në mirëmbajtjen e shëndetit kardiovaskular.
  2. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  3. Përmban likopen me përthithje të përmirësuar për përdorim të përditshëm. 
  4. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin e sistemit nervor. 
  5. Ofron një kombinim të balancuar të antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve.

FutureYou Cambridge Ateronon Heart+ është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rriturit.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, në mëngjes ose në mbrëmje, me ose pa ushqim. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji, merrni medikamente ose jeni nën kujdes mjekësor, konsultohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të suplementit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

28 Kapsula.

Ingredients; LactoLycopene™ Complex (Microcrystalline Cellulose, Whey Protein (Milk), Tomato Extract, Silicon Dioxide, Polysorbate 80, (Soy) Lecithin), Capsule shell (Hydroxypropyl Methylcellulose), Bulking agent (White Rice Powder), Anticaking agents (Magnesium Stearate, Silicon Dioxide), Vitamin B1 (Thiamin Mononitrate, Hydroxypropyl Methylcellulose), Vitamin B6 (Pyridoxine Hydrochloride), Folic Acid, Sodium Selenite, Vitamin B12 (Cyanocobalamin).

Back to Top