Vitamina dhe Suplemente

FutureYou Cambridge Beauty Glow x 56 Gummies

Suplement ushqimor në formë xhelatine me shije boronice, i formuluar me përbërës të përzgjedhur për të përmirësuar shëndetin dhe mirëmbajtjen normale të lëkurës, flokëve dhe thonjve në përdorimin e përditshëm.
In stock
SKU
FutureYou10
2 970 Lekë

FutureYou Cambridge Beauty Glow Gummies është një suplement ushqimor vegan në formë xhelatine, i formuluar posaçërisht për personat mbi moshën 50 vjeç, me një kombinim të përzgjedhur vitaminash dhe mineralesh që kontribuojnë në mirëmbajtjen normale të lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Formula përmban vitamina A dhe C, zink, selen, riboflavinë dhe jod, lëndë ushqyese që kontribuojnë në funksionet normale të organizmit të lidhura me shëndetin e lëkurës, mirëmbajtjen e flokëve dhe forcimin e thonjve.

Me shije të këndshme dhe formë praktike përdorimi, Beauty Glow Gummies ofron një mënyrë të thjeshtë për të plotësuar nevojat e përditshme ushqyese dhe për të mbështetur kujdesin e lëkurës, flokëve dhe thonjve si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina A-> Kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës normale dhe në procesin e specializimit të qelizave.
  • Vitamina C-> Kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të lëkurës dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  • Zinku-> Mineral thelbësor që kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve normalë, si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  • Seleni-> Kontribuon në mirëmbajtjen e flokëve dhe thonjve normalë, si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  • Riboflavina (Vitamina B2)-> Kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës normale dhe në metabolizmin normal të energjisë.
  • Jodi-> Kontribuon në funksionimin normal të gjëndrës tiroide dhe në metabolizmin normal të energjisë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë: 

  1. Kontribuon në kujdesin e përditshëm për lëkurën, flokët dhe thonjtë.
  2. Siguron një kombinim të vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për mirëmbajtjen normale të strukturave të bukurisë. 
  3. Ndihmon në plotësimin e nevojave ushqyese të organizmit me një formulë praktike dhe të shijshme. 
  4. Ofron mbështetje antioksiduese për mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

FutureYou Cambridge Beauty Glow Gummies është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni dy karamele xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor. Karamelet të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji, merrni medikamente ose jeni nën kujdes mjekësor, konsultohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të suplementit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

56 Gummies/ Karamele xhelatinoze të përtypshme.

Ingredients; Sweeteners (Maltitol Syrup, Erythritol, Steviol Glycosides), Water, Humectants (Sorbitol Syrup, Glycerin), Gelling Agent (Pectin), Acidity Regulators (Citric Acid, Sodium Citrate), Ascorbic Acid, Zinc Citrate, Sodium Hyaluronate, Selenium Yeast, D-ɑ-Tocopherol, Flavour (Natural Blueberry Flavour), Colour (Purple Carrot Juice Concentrate), Coating (MCT Oil, Carnauba Wax), Vitamin D3 Powder (Cholecalciferol), Pyridoxine Hydrochloride, Copper Sulfate Pentahydrate, Manganese Sulfate Monohydrate, Emulsifier (Soy Lecithin), Potassium Iodide, Riboflavin, Cyanocobalamin, Sodium Molybdate Dihydrate, Vitamin A Palmitate, Chromium Picolinate, Calcium L-5-Methyltetrahydrofolate, Biotin.

Back to Top