FutureYou Cambridge Magnesium+ Advanced x 56 Capsules
FutureYou Cambridge Magnesium+ Advanced është një suplement ushqimor i formuluar me magnez bisglicinat të tamponuar (buffered), një formë e përzgjedhur e magnezit me biodisponueshmëri të lartë, e kombinuar për të siguruar mbështetje të përditshme për funksionimin normal të muskujve, sistemit nervor dhe metabolizmit energjetik.
Formula siguron 187,5 mg magnez elementar në dy kapsula, duke kontribuar në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik dhe në funksionimin normal të muskujve. Forma e magnezit bisglicinat është krijuar për një tolerancë të mirë nga sistemi tretës.
Magnesium+ Advanced përdor teknologjinë Albion TRAACS, një formë e studiuar e magnezit bisglicinat, e zhvilluar për të ndihmuar në përthithjen dhe përdorimin efikas të magnezit nga organizmi.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnez bisglicinat i tamponuar (Magnesium Bisglycinate Buffered)-> Një formë e përzgjedhur e magnezit e lidhur me glicinë, e zhvilluar për përthithje dhe tolerancë të mirë nga organizmi, duke siguruar një burim të përshtatshëm magnezi për përdorim të përditshëm.
- Vitamina B1 (Tiamina)-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në funksionimin normal të zemrës.
- Vitamina B2 (Riboflavina)-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Vitamina B6 (Piridoksina)-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe këputjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në plotësimin e nevojave ditore për magnez, një mineral i rëndësishëm për funksionet bazë të organizmit.
- I përshtatshëm për persona që ndjejnë lodhje, stres fizik ose kanë një stil jete aktiv.
- Ofron mbështetje të përditshme për muskujt, energjinë dhe mirëqenien e sistemit nervor.
- Kombinon magnezin me vitamina të grupit B për një formulë të plotë dhe të balancuar.
- Forma e avancuar e magnezit siguron tolerancë të mirë dhe përshtatshmëri për përdorim të vazhdueshëm.
FutureYou Cambridge Magnesium+ Advanced është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rriturit.
Rekomandohet të merrni dy kapsula në ditë, në mëngjes ose në mbrëmje, me ose pa ushqim. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji, merrni medikamente ose jeni nën kujdes mjekësor, konsultohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të suplementit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Ingredients; Albion™ Magnesium Bisglycinate Buffered Chelate TRAACS™ (Magnesium Bisglycinate, Magnesium Oxide, Citric Acid, Maltodextrin, Silica), Capsule Shell (Hydroxypropyl Methylcellulose), Vitamin B6 (Pyridoxal-5-Phosphate), Vitamin B2 (RIboflavin), Vitamin B1 (Thiamin Hydrochloride).