Vitamina dhe Suplemente

FutureYou Cambridge Turmeric+ Gold x 28 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në mirëmbajtjen e shëndetit të kyçeve, funksionimin normal të muskujve dhe ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme, falë kombinimit të kurkuminës me biodisponueshmëri të lartë dhe vitaminave C dhe D3.
In stock
SKU
FutureYou3
2 800 Lekë

FutureYou Cambridge Turmeric+ Gold është një suplement ushqimor i formuluar me Meriva, një kompleks i patentuar i kurkuminës me përthithje të përmirësuar, i kombinuar me vitaminat C dhe D3 për kujdesin e përditshëm të kyçeve, kockave dhe muskujve.

Formula përmban ekstrakt të standardizuar të shafranit të Indisë (kurkumë), i cili siguron një përqendrim të lartë të kurkuminoideve, përbërës aktivë të njohur për vetitë e tyre antioksiduese. Teknologjia Meriva është krijuar për të përmirësuar biodisponueshmërinë e kurkuminës dhe për të ndihmuar në ruajtjen e aktivitetit të saj në organizëm.

Falë kombinimit me vitaminë C dhe vitaminë D3 FutureYou Cambridge Turmeric+ Gold është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm si pjesë e një stili jetese aktiv dhe të ekuilibruar.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kurkumina-> Përbërësi aktiv kryesor i shafranit të Indisë, një polifenol natyral me veti antioksiduese që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe kontribuon në ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme të organizmit.
  • Vitamina C-> Kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kërcit dhe kockave, si dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  • Vitamina D3-> Kontribuon në ruajtjen e funksionimit normal të muskujve, në mirëmbajtjen e kockave normale dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Formulë me kurkuminë me përthithje të përmirësuar falë kompleksit Meriva.
  2. Kontribuon në ruajtjen e shëndetit dhe funksionimit normal të kyçeve, kockave dhe muskujve. 
  3. Ofron veprim antioksidues falë kurkuminës dhe vitaminës C. 
  4. Përmban vitamina C dhe D3 për mbështetjen e funksioneve normale të organizmit. 
  5. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm nga persona me stil jete aktiv.

FutureYou Cambridge Turmeric+ Gold është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rriturit.

Rekomandohet të merrni një ose dy kapsula në ditë, në mbrëmje, me ose pa ushqim. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji, merrni medikamente ose jeni nën kujdes mjekësor, konsultohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të suplementit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

28 Kapsula.

Ingredients; Meriva® WA Curcuma Phospholipid Complex (Sunflower Lecithin, Curcuma longa L. Extract), Capsule Shell (Hydroxypropyl Methylcellulose), Bulking Agent (Rice Flour), Vitamin C (Ascorbic Acid), Anticaking Agent (Bamboo Stem Extract), Vitamin D3 prep (Vegan Cholecalciferol).

Back to Top