ESI GinkgoMax Memory x 30 Tablets
ESI GinkgoMax Memory Tablets është një suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në ruajtjen e kujtesës, rrit përqendrimin dhe përmirëson funksionet njohëse. Formula kombinon ekstrakte të Ginkgo biloba dhe Bacopa monnieri me fosfatidilserinë dhe glutaminë, duke bashkuar përbërës me origjinë bimore dhe përbërës të tjerë që përdoren në formulime të orientuara drejt funksioneve njohëse.
Formula plotësohet me magnez dhe vitaminë B6, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në metabolizmin normal energjetik, si dhe ndihmojnë në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ginkgo biloba (ekstrakt i standardizuar)-> Kontribuon në përmirësimin e kujtesës dhe funksionet njohëse, si dhe për të kontribuar në mikroqarkullimin e gjakut.
- Bacopa monnieri (ekstrakt bimor)-> Përdoret tradicionalisht në formulime që synojnë të përmirësojnë kujtesën dhe funksionet njohëse.
- Fosfatidilserina-> Fosfolipid përbërës i membranave qelizore, veçanërisht i rëndësishëm për strukturën dhe funksionimin e qelizave nervore.
- Glutamina-> Aminoacid që merr pjesë në procese të ndryshme metabolike dhe në metabolizmin e azotit në organizëm.
- Magnezi-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, në funksionimin normal të muskujve dhe në ruajtjen e funksionit normal psikologjik.
- Vitamina B6 (piridoksinë)-> Kontribuon në sintezën normale të cisteinës, në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit, si dhe në rregullimin e aktivitetit hormonal.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe të përqendrimit.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në funksionimin normal psikologjik.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
- Kontribuon në metabolizmin normal energjetik.
- Kombinon ekstrakte bimore dhe përbërës të tjerë në një formulë të vetme për përdorim të përditshëm.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
ESI GinkgoMax Memory Tablets është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë dy herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
30 Tableta.
| Përbërësit kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Ekstrakt i thatë i Ginkgo biloba, i titruar në 26% |
240 mg |
|
– nga të cilat glikozide flavonike |
62.4 mg |
|
Ekstrakt i thatë i Bacopa monnieri, i titruar në 20% bakozide |
300 mg |
|
– sasia e bakozideve |
60 mg |
|
Fosfatidilserinë |
100 mg |
|
Glutaminë |
100 mg |
|
Magnez |
96 mg |
|
Vitaminë B6 |
21 mg |