Vitamina dhe Suplemente

ESI GinsengPlus x 30 Capsules

Suplement ushqimor me origjinë natyrale, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e lodhjes fizike dhe mendore, si edhe për të rritur energjinë dhe vitalitetin gjatë periudhave të ngarkesës së shtuar.
In stock
SKU
0887
Special Price 720 Lekë Regular Price 900 Lekë
-20%

ESI GinsengPlus është një suplement ushqimor energjizues me origjinë natyrale, i formuluar me ekstrakte të titruara dhe të standardizuara të Ginsengut korean, Ginsengut siberian, Guaranasë dhe Kolës, të kombinuara me L-karnitinë, kreatinë dhe vitamina C dhe E. Formula është krijuar për të ofruar një kombinim përbërësish me veprim tonik, veçanërisht në periudhat e lodhjes fizike dhe mendore, duke kontribuar në mbështetjen e proceseve normale të metabolizmit energjetik.

Suplementi GinsengPlus përmban gjithashtu vitaminë C, e cila kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, ndërsa Ginsengu siberian lidhet me kujdesin ndaj kujtesës dhe funksioneve njohëse. Kapsulat, të përbëra nga fibra bimore të përftuara nga fermentimi i tapiokës, janë të përshtatshme për veganë dhe vegjetarianë. Nuk përmban gluten, laktozë, derivate të qumështit, sheqer të shtuar, OMGJ ose ngjyrues artificialë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstraktet e Ginseng Korean, Guarana dhe Kolës-> Kanë veprim tonik dhe përdoren në formulime të orientuara drejt reduktimit të lodhjes fizike dhe mendore.
  • Ginseng Siberian (Eleutherococcus)-> Kontribuon në ruajtjen e kujtesës dhe funksioneve normale njohëse.
  • L-Karnitina dhe Kreatina-> Marrin pjesë në proceset e metabolizmit dhe prodhimit të energjisë në qeliza.
  • Vitaminat C dhe Vitamina E-> Vitamina C kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, ndërsa vitamina E ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e kombinuar me ekstrakte bimore, aminoacide dhe vitamina.
  2. Kombinon përbërës me veprim tonik me elementë të përfshirë në metabolizmin energjetik.
  3. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  4. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
  5. Nuk përmban gluten, laktozë, derivate të qumështit, sheqer të shtuar, OMGJ ose ngjyrues artificialë.
  6. I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

ESI GinsengPlus është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, preferueshëm në mëngjes pas vaktit të ushqimit. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Kapsula.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

L-Karnitinë Fumarat

360 mg

Vitaminë C

180 mg

Kreatinë

100 mg

Ekstrakt i thatë i Guaranasë, i titruar në 10%

50 mg

Ekstrakt i thatë i Ginsengut, i titruar në 12%

40 mg

Ekstrakt i thatë i farave të Kolës, i titruar në 10%

40 mg

Ekstrakt i thatë i Ginsengut Siberian, i titruar në 5%

10 mg

Vitaminë E

10 mg
↑
Back to Top