SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now Glutathione 500mg, 60 VCaps

Suplement, i cili ofron mbështetje të fuqishme antioksiduese, duke ndihmuar trupin të mbrojë qelizat, të detoksifikojë dhe të ruajë energjinë dhe vitalitetin e përditshëm.
In stock
SKU
14360
Special Price 4 000 Lekë Regular Price 5 000 Lekë

Suplementi Now Glutathione 500 mg ka një formulë të pasur.

Glutationi është një molekulë e vogël peptide e përbërë nga tre aminoacide: cisteinë, acid glutamik dhe glicinë. Ai prodhohet nga çdo qelizë e trupit, me nivele veçanërisht të larta në mëlçi.

Glutationi është i domosdoshëm për funksionimin e shëndetshëm të sistemit imunitar, i nevojshëm për proceset e duhura të detoksifikimit dhe mbështet plakjen e shëndetshme. Ai gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit qelizor duke neutralizuar direkt radikalet e lira, si dhe duke mbajtur aktivitetin e vitaminave C dhe E.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :

  1. Mbështet funksionin normal të sistemit imunitar.
  2. Ndihmon trupin në detoksifikim natyral. 
  3. Mbron qelizat nga radikalet e lira. 
  4. Përkrah shëndetin qelizor dhe plakjen e shëndetshme. 
  5. Ruajnë aktivitetin dhe efektivitetin e vitaminave.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë çdo ditë, preferohet të merret me stomak bosh.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula

Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Glutathione (Reduced Form)

500 mg *

Milk Thistle Extract
(Silybum marianum) (Fruit/Seeds) (Standardized to 80 mg Silymarin Flavonoids - equivalent 80%)

100 mg *

Alpha Lipoic Acid

50 mg *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromelozë (kapsulë celuloze), celulozë mikrokrishtë, stearat magnezi (burim bimor) dhe dioksid silikoni.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, fruta deti, arra pemësh ose fara susami.

Prodhimi bëhet në një objekt GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjenë.

Back to Top