ESI Go Up Energy x 16 Pocket Drinks
ESI Go Up Energy është një suplement ushqimor në formë të lëngshme, i formuluar për të kontribuar në metabolizmin normal të energjisë dhe për të ndihmuar në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. Formula kombinon Magnezin dhe Zinkun me L-Argininë dhe L-Karnitinë, duke ofruar një përbërje të orientuar drejt nevojave energjetike të organizmit dhe periudhave me ngarkesë fizike ose mendore.
Formula nuk përmban produkte të qumështit, gluten, laktozë ose OMGJ dhe është e përshtatshme për veganë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnez-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, në funksionimin normal të sistemit nervor dhe të muskujve, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe këputjes.
- Zink-> Kontribuon në funksionimin normal njohës dhe në sintezën normale të proteinave.
- L-Argininë-> Është një aminoacid që merr pjesë në procese të ndryshme metabolike të organizmit dhe përfshihet në formulë si pjesë e përbërjes së saj energjetike.
- L-Karnitinë-> Është një i përfshirë në metabolizmin e acideve yndyrore dhe në proceset mitokondriale të prodhimit të energjisë në qeliza.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ofron një kombinim të Magnezit, Zinkut, L-Argininës dhe L-Karnitinës në një formulim të vetëm.
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
- Kontribuon në funksionimin normal njohës dhe në sintezën normale të proteinave.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Suplementi vjen në formë bustine, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
- Formula nuk përmban gluten, laktozë apo produkte të qumështit.
- I përshtatshëm për veganë.
ESI Go Up Energy është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1-2 paketa në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Paketa mund të merret direkt ose të hollohet në një sasi të vogël ujë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Përbërësit kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
L-Argininë |
2000 mg |
|
L-Karnitinë |
500 mg |
|
Magnez |
187.50 mg |
|
Zink |
10 mg |