Now Grapeseed Oil, 118ml
Now Grapeseed Oil është një vaj i lehtë dhe pa aromë, i formuluar posaçërisht për kujdesin e lëkurës së ndjeshme.
Me një teksturë të butë dhe mëndafshtë, ai ofron hidratim të thellë pa bllokuar poret apo shkaktuar puçrra, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. I pasur me acide yndyrore esenciale si linoleik, oleik, stearik dhe palmitik, ky vaj ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e radikaleve të lira, duke e lënë atë të ushqyer, të butë dhe të balancuar natyrshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Hidratim i lehtë dhe efektiv.
- Nuk bllokon poret (jo-komedogjenik).
- I pasur me acide yndyrore esenciale.
- Zbut dhe qetëson lëkurën e thatë.
- Teksturë mëndafshi dhe pa aromë.
Ky vaj rekomandohet të përodret si hidratues, duke aplikuar vajin direkt në lëkurë ose duke e përdorur si bazë për kremra dhe locione.
Mund të përdoret gjithashtu si balsam natyral për flokë.
Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërës:
Vitis Vinifera (Vaj i farës së rrushit).