Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Calcium Magnesium 300/300mg x 120 Capsules

Suplement ushqimor që kombinon kalciumin dhe magnezin në raport të balancuar 1:1, i formuluar për të kontribuar në ruajtjen e strukturës së shëndetshme të kockave dhe dhëmbëve, funksionimin normal të muskujve dhe metabolizmin normal të energjisë.
In stock
SKU
GreatEarth 18
Special Price 1 980 Lekë Regular Price 2 200 Lekë
-10%

Great Earth Calcium Magnesium 300/300 mg është një suplement ushqimor i formuluar me kalcium dhe magnez në një raport të balancuar 1:1, të plotësuar me vitamina D dhe K. Formula është krijuar për të ofruar një kombinim të përzgjedhur të këtyre lëndëve ushqyese, duke e bërë produktin të përshtatshëm për kujdesin e përditshëm ndaj kockave dhe muskujve.

Ky suplement është i formuluar për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit normal të kockave dhe funksionimit normal të muskujve, si dhe në metabolizmin normal të energjisë. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kalciumi –> Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve në gjendje normale, funksionimin normal të muskujve dhe metabolizmin normal të energjisë.
  • Magnezi –> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 
  • Vitamina D3 –> Kontribuon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit, në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak dhe të kockave në gjendje normale. 
  • Vitamina K2 –> Kontribuon në ruajtjen e kockave në gjendje normale. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e kombinuar për kujdesin ndaj kockave dhe muskujve, me kalcium dhe magnez në raport të balancuar 1:1.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të muskujve. 
  3. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 
  4. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Great Earth Calcium Magnesium 300/300 mg është është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit, ose mund ta merrni edhe në mbrëmje. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement është i sigurtë për përdorim edhe gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 2 kapsula % VNR

Kalcium

300 mg 37%

Magnez

300 mg 80%

Vitaminë D3

5 μg 100%

Vitaminë K2

12.5 μg 17%

 

Përbërës të formulimit: Kalcium (karbonat kalciumi, laktat kalciumi, malat kalciumi, askorbat kalciumi, citrat kalciumi, fosfat trikalciumi), magnez (oksid magnezi, bisglicinat magnezi, laktat magnezi, malat magnezi, taurat magnezi, glukonat magnezi, citrat magnezi), kapsulë bimore (hidroksipropil metilcelulozë), miell orizi, pluhur vaji MCT, vitaminë K2 (menaquinone-7), vitaminë D3 (kolekalciferol nga algat).

↑
Back to Top