Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Coenzyme Q10 x 60 Capsules

Suplement ushqimor me koenzimë Q10, i cili kontribuon në prodhimin normal të energjisë qelizore dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
In stock
SKU
GreatEarth15
Special Price 4 050 Lekë Regular Price 4 500 Lekë
-10%

Great Earth Q10 Coenzyme Capsules është një suplement ushqimor vegan i formuluar me koenzimë Q10, një substancë e ngjashme me vitaminat që gjendet natyrshëm në organizëm dhe luan rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë qelizore.

Formula është e pasur me vitamina C, B12 dhe E, si dhe selen, duke kombinuar përbërës që kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë, reduktimin e lodhjes, funksionimin normal të sistemit nervor dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Koenzima Q10-> Luan rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë qelizore.
  • Vitamina C-> Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  • Vitamina B12-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin normal të sistemit nervor. 
  • Vitamina E-> Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  • Seleni-> Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  • Bioperine-> Ekstrakt i piperit të zi i përdorur për të rritur biodisponueshmërinë dhe përthithjen e lëndëve ushqyese. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në prodhimin normal të energjisë në nivel qelizor, falë rolit të koenzimës Q10 në proceset energjetike të qelizave.
  2. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 
  3. Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  4. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor. 
  5. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  6. Suplementi kombinon përbërës me rol shumë të rëndësishëm për organizmin në një formulë të vetme. 
  7. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Great Earth Q10 Coenzyme Capsules është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, preferueshëm në mëngjes, me ose pa ushqim. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji fëmijën.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % VNR

Koenzima Q10

120 mg *

Vitamina C

80 mg 100%

Vitamina B12

2 μg 80%

Vitamina E

5 mg 42 α-TE

Seleni

55 μg 100%

Ekstrakt i piperit të zi (Bioperine)

5 mg *

 

Përbërës të formulimit: Koenzimë Q10 (ubikinon), pluhur vaji MCT (nga kokosi), vitaminë C (acid askorbik), miell orizi, kapsulë vegjetale (hidroksipropil metilcelulozë, ngjyrues: kompleks klorofilinë bakri), selen (L-selenometioninë), vitaminë E (D-alfa-tokoferil acetat), ekstrakt i piperit të zi (Piper nigrum), vitaminë B12 (metilkobalaminë).

↑
Back to Top