Great Earth D-Vitamin Kids x 60 Gummies
Great Earth D-Vitamin Kids Gummies është një suplement ushqimor vegan me vitaminë D për fëmijë nga mosha 4 vjeç, në formë haribo me shije portokalli dhe me vitaminë D3 të përftuar nga algat.
Vitamina D është një lëndë ushqyese e rëndësishme gjatë periudhës së rritjes, pasi kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar. Formula është e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe përmban FOS (fruktooligosakaride) në vend të sheqerit si ëmbëlsues, ndërsa ngjyruesit dhe aromatizuesit janë me origjinë natyrale.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina D3 (nga algat) –> Kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët dhe në funksionin normal të sistemit imunitar.
- FOS (fruktooligosakaride) –> Janë karbohidrate që funksionojnë si fibra ushqimore dhe përdoren në formulë si ëmbëlsues në vend të sheqerit.
Avantazhet e përdorimi të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Burim vegan i vitaminës D, e përftuar nga algat.
- Nuk përmban ëmbëlsues artificial, por vetëm FOS si fibër ushqimore.
- Vetëm ngjyrues dhe aromatizues natyralë.
- Suplementi vjen në formë haribo me shije portokalli, që e bën lehtësisht të pranueshëm nga fëmijët.
Great Earth D-Vitamin Kids Gummies është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët mbi moshën 4 vjeç.
Fëmijët rekomandohet të marrin 1 haribo në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementi ushqimor nuk duhet të përdoret si zëvendësim i një diete të larmishme.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Fruktooligosakaride, ujë, agjent xhelifikues (pektinë), rregullues aciditeti (acid citrik, citrat trisodiumi), maltodekstrinë, vaj kokosi, vitaminë D (kolekalciferol nga algat), ngjyrues (oleorezinë e specit të kuq), aromë natyrale, agjent kundër ngjitjes (dyll karnaube).
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 Gummy (haribo) | % VNR |
|
Vitamina D |
10 µg | 200 % |