Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Inositol 500mg x 90 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të plotësuar dietën me inozitol dhe për të kontribuar në mirëmbajtjen e ekuilibrit hormonal dhe funksioneve normale metabolike, veçanërisht te gratë.
In stock
SKU
GreatEarth39
Special Price 3 240 Lekë Regular Price 3 600 Lekë
-10%

Great Earth Inositol 500 mg është një suplement ushqimor vegan në formë kapsulash, i formuluar si një kombinim i inozitolit, vitaminës B6 dhe kromit. Inozitoli është përbërësi kryesor i formulës, ndërsa vitamina B6 dhe kromi plotësojnë formulimin duke kontribuar përkatësisht në rregullimin e aktivitetit hormonal, reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, si dhe në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak.

Ky suplement është formuluar veçanërisht për kujdesin ndaj shëndetit hormonal të grave dhe për plotësimin e dietës me inozitol, vitaminë B6 dhe krom. Formula kombinon këta përbërës në një suplement të përshtatshëm për përdorim të përditshëm, si pjesë e një diete të larmishme dhe një stili jetese të shëndetshëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Inozitoli-> Një substancë që gjendet natyrshëm në organizëm, e përdorur në këtë formulim për kujdesin ndaj shëndetit hormonal dhe metabolik.
  • Vitamina B6-> Kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal, në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore dhe në funksionimin normal psikologjik.
  • Kromi-> Kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak dhe në metabolizmin normal të makro përbërësve. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Ofron një formulë të kombinuar, të përshtatur posaçërisht për nevojat ushqyese të grave.
  2. Përmban inozitol së bashku me vitaminën B6 dhe kromin në një suplement të vetëm, duke e bërë praktik për përdorim të përditshëm. 
  3. Kontribuon në mirëmbajtjen e ekuilibrit hormonal dhe funksioneve normale metabolike.
  4. Formula është vegane dhe e përshtatshme për personat që ndjekin një stil jetese vegan. 
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Great Earth Inositol 500 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 kapsula në ditë, nëse është e mundur gjatë vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji fëmijën.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % VNR Vlerat ushqyese për 3 kapsula % VNR

Inozitol

500 mg * 1500 mg *

Vitaminë B6

0.5 mg 36% 1.5 mg 107%

Krom

50 μg 125% 150 μg 375%

 

Përbërës të formulimit: Mio-inozitol, krunde orizi, kapsulë bimore (hidroksipropilmetilcelulozë), vaj kolze i hidrogjenizuar, vitaminë B6 (hidroklorur piridoksine), krom (pikolinat).

↑
Back to Top