Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Kelp x 150 Tablets

Suplement ushqimor vegan me jod nga alga Kelp, i formuluar për të kontribuar në funksionin normal të gjëndrës tiroide, metabolizmin e energjisë dhe funksionin normal të sistemit nervor.
In stock
SKU
GreatEarth36
Special Price 2 880 Lekë Regular Price 3 200 Lekë
-10%

Great Earth Kelp është një suplement ushqimor vegan në formë tabletash, i formuluar si burim natyral i jodit nga alga kafe Kelp.  Jodi është një mikroelement esencial që kontribuon në funksionimin normal të gjëndrës tiroide dhe në prodhimin normal të hormoneve të tiroides, si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor dhe metabolizmin e energjisë.

Ky suplement është i formuluar për të plotësuar dietën me jod dhe për të kontribuar në funksionet normale të organizmit që lidhen me këtë mineral. Jodi kontribuon gjithashtu në funksionimin normal kognitiv dhe në ruajtjen e lëkurës normale. Formula përmban jod nga alga Kelp dhe është vegane, duke e bërë të përshtatshme edhe për personat që ndjekin një mënyrë ushqyerje vegane.

Përbërës kryresor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Jodi (nga alga Kelp) –> Mikroelement esencial që organizmi nuk e prodhon vetë dhe duhet të merret përmes ushqimit ose suplementeve; ai përbën një komponent të rëndësishëm të hormoneve të tiroides, të cilat marrin pjesë në rregullimin e proceseve të ndryshme fiziologjike në organizëm. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ofron një mënyrë të thjeshtë për të plotësuar marrjen e jodit në dietën e përditshme.
  2. Është një formulë e fokusuar te jodi, pa shtuar vitamina ose minerale të tjera aktive. 
  3. Kontribuon në funksionin normal të gjendrës tiroide dhe metabolizmit të energjisë. 
  4. Kontribuon në funksionin normal të sistemit nervor. 
  5. Formulë vegane e përshtatshme për përdorim nga personat që ndjekin një mënyrë ushqyerje vegane. 
  6. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Great Earth Kelp është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas një vakti ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

150 Tableta.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 tabletë % VNR

Jod (Kelp)

225 μg 150%

 

Përbërës të formulimit: Agjentë mbushës (fosfat dikalciumi, celulozë mikrokristaline), Kelp (Ascophyllum nodosum), agjentë kundër ngjitjes (acide yndyrore vegjetale, kripëra magnezi të acideve yndyrore vegjetale), agjentë për veshjen e tabletës (hidroksipropilmetilcelulozë, glicerinë vegjetale), jodur kaliumi.

↑
Back to Top